Armand Duka, kreu i FSHF-së

Sport

Sezon zgjedhor në futboll, FSHF 'zgjidh qesen' dhe shpërndan 3 milionë euro për klubet shqiptare

27 Qershor, 10:39| Përditesimi: 27 Qershor, 10:41

  • Share

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur për një rritje të konsiderueshme të mbështetjes financiare për klubet e Superligës dhe Kategorisë së Parë. Do jenë 3 milionë euro që do shpërndahen për klubet në vend, në një kohë kur ky sezon është 'elektoral' pasi në muajt e parë të 2026 priten zgjedhjet për kreun e ri të FSHF-së.

Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme, presidenti i FSHF-së, Armand Duka njoftoi këtë vendim, duke e konsideruar si një hap të rëndësishëm, me të ardhurat që do të vijnë nga komercializimi.

“Do të rrisim me 30% të ardhurat nga komercializimi dhe në vitin 2026 do të shpërndajmë 3 milionë euro për klubet e Kategorisë Superiore dhe të Parë, si mbështetje direkte financiare për përmirësimin e funksionimit të tyre”, u shpreh Duka gjatë fjalës së tij në Asamble.

FSHF është duke "hapur qesen" kur në fillim të vitit 2026 pritet që të mblidhet Asambleja Zgjedhore e këtij institucioni për zgjedhjen e presidentit të ri me një mandat katër vjeçar. Zgjedhjet e fundit u mbajtën më 15 marsin e vitit 2022, aty ku Duka u rizgjodh për herë të gjashtë në krye të institucionit të futbollit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rreziku për aksidente, a duhet ndaluar përdorimi i monopatinave?