Bashkëpunimi midis policisë së Shqipërisë dhe Kosovës goditi 47 grupe kriminale të kalimit të paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme gjatë vitit 2022.
9 milionë persona hynë dhe dolën gjatë sezonit turistik të vitit 2022 në pikat kufitare që lidhin Shqipërinë dhe Kosovën. Ky llogaritet të jetë viti më i ngarkuar i lëvizshmërisë. Sipas Drejtorit të Policisë Kufitare për pjesën perëndimore të Kosovës, Nexhmi Krasniqi, ky numër kaq i madh i lëvizjeve ka ardhur edhe prej marrëveshjes së qeverive të dy vendeve për lëvizjen pa kontrolle në kufi.
Përgjatë vitit 2022 u goditën 47 grupe kriminale të kalimit të paligjshëm të kufirit Shqipëri-Kosovë. Krasniqi vlerëson bashkëpunimin me autoritetet shqiptare në këtë drejtim, teksa dukurin e cilëson shqetësuese.
Bashkëpunimi midis 2 policive të 2 vendeve ka rezultuar i frytshëm edhe në luftën kundër trafikimit të drogës, mos deklarimit të të hollave në kufi dhe falsifikimit të dokumenteve e mjeteve të vjedhura. Komunikimi i dy institucioneve nuk është vetëm protokollar, por për lehtësi ndërveprimi kryhen takime me policinë e Kukësit herë pas here.