Sezoni gjen Pogradecin pa punëtorë në hotele e restorante! Të rinjtë ikin gjatë verës në Maqedoninë e Veriut e në Greqi! Operatorët turistikë: Shkak i braktisjes, pagat e ulëta

30 Maj 2023, 15:45| Përditesimi: 30 Maj 2023, 16:38

  • Share

Qyteti liqenor i Pogradecit mbetet destinacion i preferuar për shqiptarët sidomos gjatë 3 muajve të verës. Rezervimet janë në masën 40 për qind për në hotele e bujtina, por operatorët turistike po vuajnë mungesën e krahut të punës.

Faton Likollari thotë se në biznesin e tij ka nevojë për 4 punëtorë.

“Nuk ka fluks por kemi pritshmëri për qershorin. Prenotimet janë në rritje. Turizmi vendas kryesisht nga Tirana, Elbasani, Fieri një shtrirje e gjere, por edhe të huaj vijnë, si Gjermania që zë vendin e parë por dhe nga Greqia dhe vendet fqinjët. Jemi në prag sezoni dhe duam të shtojmë numrin e punëtorëve dhe kjo pjesë është e dobët. Numri i të rinjve që kanë preferuar të largohen ka qenë në rritje 2-3 vitet e fundit, sidomos në sektorin e turizmit. Në subjektin tim do të kisha nevojë për 3-4 punëtorë që nuk i kam dhe që jam në kërkim dhe shpresoj ti gjej”, shprehet Faton Likollari, menaxher i një restoranti.

Edhe Arben Muçollari që ka një biznes të vogël, punon vetëm me bashkëshorten pasi nuk ofrohet asnjë i ri për kamarier.

“Nuk ka kamerier more nuk po gjejnë po marrim nga klasa e 8 dhe 9, duhet me marr pleq, ta kisha gjyshin gjallë do e kisha marr gjyshin kamarier. Unë punoj vetem me nusen se s’ka njerëz kanë ikur të tanë. Lodhemi dy muaj kemi është sezonal, unë dimrit e mbaj mbyllur, duhet me I marr nga Bangladeshi e Siria, po ata duhet me i sigurt. 10 deri në 15 mijë lek në ditë po rata duhet ti sigurosh” Arben Muçollari - Menaxher.

Lavderim Miminllari,  nga shoqata e biznesit tha për Report Tv se aktualisht në sektorin e turizmit ka nevojë për kamarier e kuzhiniere, por pagat e ulëta bëjnë që të rinjtë të rendin për punë sezonale në vendet fqinje, si Greqi dhe Maqedoninë e veriut.

“Kemi mungesë të fuqisë punëtoreve si kamerierë dhe kuzhiniere, 18-20 për qind në 22 hotele që ka qyteti i Pogradecit. Pagat e ulëta janë shkak që largohen punonjësit largohen në Maqedoni! Ka disa biznese që nuk kanë mundësi të paguajnë 400 mijë lek/muaj. Kemi një mangësi tjeter që është informaliteti. Të rinjtë largohen në Greqi e Maqedoninë e veriut dhe kjo është shkaku që kemi mungesë të fuqisë punëtore”, tha Lavdërim Miminllari,  nga shoqata e biznesit.

Pogradeci numëron 1800 shtretër të hotelerisë, dhjetëra bare-restorante buzë liqenit dhe 1900 banesa që vendasit i lëshojnë me qira gjatë verës. Siç operatorët turistikë na tregojnë, fluksi shtohet nga qershori në gusht, ndërsa gjatë 9 muajt e tjerë te vitit frekuentohet fare pak gjatë fundjavave.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aurel: 30/05/2023 21:09

    Po ne Strugë japin paga 800-900 euro në muaj c'të tonë në Pogradec kot ti marin me përqindje se ndryshe t'a veshin vetë përparësen

    Përgjigju
  • Molo: 30/05/2023 16:25

    Pagat e ulta po metri katror edhe ne Pogradec po kap 900 Euro, me nje panorame te dhjere dhe me njerez hajdute. Edhe Shkodren po e coni 1,2,3000 EUR metri.

    Përgjigju
    • Timoni: 30/05/2023 16:34

      Las Vegas baby Las Vegas

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?