Trajneri Thiago Motta

Sezoni historik, Thiago Motta e mbyll me Bolognan! Pritet zyrtarizimi te Juventusi

23 Maj, 13:44| Përditesimi: 23 Maj, 13:46

  • Share

Thiago Motta nuk do jetë sezonin e ardhshëm trajner i Bolonjas. Klubi ka njoftuar këtë të enjte se trajneri i ka njoftuar se nuk do rinovojë, duke konfirmuar atë që flitej prej ditësh. Pas dy vitesh italo-braziliani do largohet duke e kulifikuar klubin për herë të parë pas 59 vitesh në Champions League.

Tani pritet të jetë çështje ditësh zyrtarizimi i Thiago Mottas te Juventusi. Palët kanë arritur prej kohësh një marrëveshje 3-vjeçare, ndërsa në vijim do përcaktohen edhe objektivat e merkatos.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?