Davide Calabria

Sport

Sezoni i çuditshëm i Calabrias, fiton Kupën me Bolognan dhe Superkupën me Milanin

15 Maj, 13:22| Përditesimi: 15 Maj, 13:23

  • Share


Bologna fitoi Kupën e Italisë për herë të tretë në histori. Pjesë e kuqebluve është edhe Davide Calabria, që pas disa muajve me Bolognan fiton trofeun që mungonte prej 51 vitesh në vitrinën e klubit.

Calabria në janar la Milanin dhe kaloi te Bologna në huazim, duke fituar Superkupën në fillim të këtij viti me kuqezinjtë. Dikur edhe kapiten i Milanit, Calabria sheh një sezon të çuditshëm me dy trofe, një me Milanin dhe një me Bolognan.

Tanimë 28-vjeçari mbetet pa kontratë dhe do ketë mundësinë që të zgjedhë ofertën më të mirë, duke mos përjashtuar mundësinë që të vijojë karrierën te Bologna.


Lajmi kryesor:

Bologna mposht 1-0 Milanin, fiton pas 51 vitesh Kupën e Italisë (VIDEO)


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?