Sezoni i qershive, fermeri nis të presë pemët: Nuk ka treg, e kërkojnë falë! Grumbulluesit e marrin maksimumi 50 lekë, na duhet dyfishi vetëm për kostot

2 Qershor, 14:18| Përditesimi: 2 Qershor, 14:39

  • Share

Duket si një masakër, vendimi i Erion Muçollarit, por fermeri me shumë gjasa nuk ka rrugë tjetër. 25 vjeçari do të presë pemët e qershive. Një plantacion të tërë në kulmin e sezonit të prodhimit, sepse nuk nuk ka ku ta shes frutin.

“Vjen një momentë që ti i shërben bimës, e rrit dhe të vjen fundi të detyrojnë ta presësh në kohën e prodhimit. Punon gjatë gjithë vitit për të marrë prej saj, atë për të cilën ti punon”.

 

Sezoni i vjeljes se qërshive, i cili është një moment i rëndësishëm për kultivuesit e kësaj culture, pasi do të marrin pas, mundin dhe investimin e tyre, duket se nuk ka nisur mbarë në disa zona të Qarkut të Korçës

Sot tregtarët grumbullues e kërkojnë kilogramin e qershisë me 30-50 lekë, ndërkohë që për të mbuluar kostot duhet të ishte jo më pak se 100 lekë. Erioni  beson se grumbulluesit kanë marrëveshje mes tyre për te mbajtur çmimin e ulët, ndërsa instrumentat e mbikqyrjes së tregut nuk janë të interesuar për çfarë ndodh.

“ Në momentin  që ti shkon tek tregtari për ta shitur, ai jo vetëm që tallet, por të injoron. Për mendimin tim është shumë injorim dhe tallje në maksimalishtë, sepse të thotë me 30 lekë, 50 lekë kg, ndërkohë që vetëm punonjës kam pasur mbi 7. Paga për vjeljen e qershive shkon nga 20-25 mijë lekë. Unë me 4 kuintal qershi sa kam prerë sot, unë nuk mbuloja shpenzimet ditore. Gjithë tregtarët mblidhen bashkë dhe ti je I detyruar tua japësh, sepse ti ske as mbrojtje, se nëse ne fermerët bëhemi bashkë dhe nuk iu japim mall, atutomatikishtë do ngrihet”.

Dhe plantacionin tjetër me qershi që ka në fshatin Gështenjas, e pret i njejti fat, si një shenjë revolte ndaj goditjes së bujqësisë.

“Kam edhe një parcel tjetër edhe ata do ti prish, sepse nuk ia vlen, sidomos pjesa e qershisë. Nuk ia vlen më fare”.

Më herët në prag të fillimit të vjeljes së qershisë, fermeët e Dvoranit në Korçë thanë se gjysma e frutave ngelen në pemë dhe kalben pasi nuk kanë punonjës për të mbledhur. Nëse i referohemi çmimit në grumbullim, vitin e shkuar grumbulluesit e mblidhin nje kg qershi me 100-150 lekë ndersa këtë vit rreth tre herë më pak.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • HAJDAR KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 03/06/2024 17:25

    Po çfar jan kto lloi tytash të ndryshkura që duan dhe qershit tja vjeli Edi Rama. Obobobo çfar kafshësh duan vetëm të pin kafe e të meren me thashetheme e Edi Rama ti japi lek. Po çfar edukate e çfar njerzish. Kta duan ti shesin qershit 100 euro kilen. O ZOT çfar mban kjo kore toke.

    Përgjigju
  • Qershiu: 03/06/2024 04:32

    Po ci keni keto lajme idiote. Qershia vec te vilet do, ca te semes do ky dembeli. Pa le po pret edbe pemen medemek. E di ti more idiot qe po preve nje peme gjobitesh aq sa mos te te nvelen as breke ne bythe. Dembelhane, parazite.

    Përgjigju
  • Iris: 03/06/2024 03:06

    Injoranca ka dale fituese ne kete histori dhe pemet e shkreta qe nuk kane asnje faj jane viktimat e pafajshme.More zoteri,tani eshte sezoni i qershise,cmimi ulet natyrshem.Ketu tek ne,qershia ne dimer kushtonte 6.99,para disa javesh filloi uljen graduale 5.99-4.99,tani eshte 2.99 $/lb,mund te shkoje ne javet ne vazhdim dhe 1.99 $/lb.Ata tregetaret ndoshta dhe abuzojne me ju,por rritet kostoja gjate rruges dhe ai ashtu si ti, kerkon te fitoje dicka,por nese ti kerkon minimumi 100 atij i duhet t'a rrise akoma me teper,por dhe ketu ka limite se po u be cmimi i paperballueshem per konsumatorin,nuk e ble askush e keshtu i kalbet e del me humbje dhe mos harro,nese ju mblidheni bashke e nuk ua jepni,hyn ne loje importi.Zgjidhja me e mire eshte ose t'a shisni direkt vete,ose te hapni fermat qe konsumatori t'i mbledhe e t'i paguaje direkt aty,keshtu kurseni dhe krahun e punes,ose perpunojini,recel,komposto,fruta te thata,jus,etj.

    Përgjigju
  • Sefer Daja: 02/06/2024 19:32

    Boll më me kto show të ulta! Shteti ju ka dhënë TOKË FALAS( 7051 famshëm) që ju bëri të gjithve pronar , e ankoheni se nuk e shisni mallin sa doni ju! Bëhu vet tregtar! Krijo një rrjet të brandshëm( 3 vet duhe: vil, ço ne treg e shiti sa të mundesh vet!) Kaq! Kujt i kërkon llogari??? Dhe un dua që mallrat e mia ti shes sa më shtrenjt, po nuk me le konkurenca! Tregtari ta merr tek dera shtëpis, dhe të gjith kostot e tjera pastaj i ka ai! I prishet, nuk i shitet, nuk ësht cilsia duhur, jan në kurriz te tregtatit pastaj! Dhe e fundit: qershia është nga pemët më me pak kosto( faza e vjeljes vetëm) pse nuk të del llogaria??? Apo ti mendon se do pasurohesh e do jetosh jet luksi me 3 dynym qershi????

    Përgjigju
  • Pellumb: 02/06/2024 19:17

    Jam nga Vora jetoj ne Zvizer ketu nje kg eshte jo me pak se 4 franga, prandaj shteti shqiptar duhet te beje marveshje

    Përgjigju
    • Pet.: 02/06/2024 21:51

      Kripa eshte e lire te deti, por e ha qeraja rruges.

    • Sefer Daja: 02/06/2024 20:38

      O pllumo Po nji fjal e urt thot: Osht e lir kripa në det, po e ha qeraja rrugës! Që të shiten qershit shqiptare ne Zvicër r franga, maksimumi nga fermerët duhen bler me 50 lek! Dhe po ke çmimi par dolëm!

  • Ledina: 02/06/2024 18:49

    Ngrini industrine ushqimore, mos prisni nga Rama.

    Përgjigju
  • Lala: 02/06/2024 17:27

    Ca shenzimesh ka qershia? Pervec vjeljes?

    Përgjigju
  • Shkodra: 02/06/2024 17:23

    100 lek janë në tregun e fshatarëve qershitë. Ju protestoni kot sepse keni 35 vjet dhe ende nuk keni mësuar rregullat e ekonomisë së tregut!!!

    Përgjigju
  • Beso: 02/06/2024 16:33

    Si ka mundësi??këtej nga Italia vete kilja e qershis 20/25 euro....gjynah nga zoti mos i prij pemët po shiko gjej mënyrë ti shesësh vetë pa kaluar nga tregtarët

    Përgjigju
    • o beso: 02/06/2024 21:27

      ku jeton ti vlla se 25 euro se kam pa najher

  • Populli: 02/06/2024 16:31

    Epo si i ri qe eshte do te fitoj shpejt por ama te presesh nje peme ben krim djalo. Degjoi kshillat e njerezve dhe do ta gjesh rrugen e zgjidhjes.Gur gur behet mur djalo.

    Përgjigju
  • Shaban: 02/06/2024 16:30

    Ti kishe bere raki o qyq. Ose rrecel. Por jeni komod ne injorancen tuaj dhe ankesen.

    Përgjigju
  • Barzaghi: 02/06/2024 15:20

    Po Edi Rama i thot shqipetareve qe jetojne jashte kthehuni e investoni????

    Përgjigju
  • poli: 02/06/2024 15:04

    shite vete,,,qershine,,,ne qytet..lidhu me ndonje dyqan ne korce,,elbasan,,,durres,,apo tirane...

    Përgjigju
  • Ai: 02/06/2024 14:51

    Ke te drejte o shoku nuk hudhet djersa kot mundi sakificat,por te shkosh ne vetvrasje eshte e thjeshte ju me borxhe po kaloni shtoje dhe pak ate borxh GJITHMON TE KONTROLLUAR dhe bej nje punishte te vogel sa me pak puntore per ta perpunuar ate prodhim qershije dhe do te shikosh rezultatin FILLIMI ESHTE I VESHTIRE rezultatet vijne me vullnetin e mire dhe pak sakrifice.......

    Përgjigju
  • Pensionisti: 02/06/2024 14:35

    Ai qe pret pemet ben mire te le nje peme qe te varr veten ne fund. Ti vetem fermer nuk mund ti thuash vetes.

    Përgjigju
    • Hajdar: 03/06/2024 02:00

      Në perendim nuk lejohet prerja e asnjë peme pa lejen e shtetit

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?