Sezoni i ri i Superligës shqiptare do të nisë më 23 gusht dhe do të përfundojë me 24 maj të 2026. Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF ka vendosur gjithashtu datat për të gjithë kompeticionet e tjera, me kategorinë e parë që do të ketë të njëjtat data si Superliga, ndërsa Kategoria e Dytë nis me 27 shtator 2025 dhe do të mbyllet më 18 prill 2026.
Superkupa e Shqipërisë do të luhet më 28 dhjetor 2025, ndërsa Kupa nis me 1 tetor dhe përfundon me finalen e madhe më 13 maj të 2026.
Datat e nisjes së kampionateve kombëtare 2025-2026:
Abissnet Superiore: 23.08.2025 – 24.05.2026
Kategoria e Parë: 23.08.2025 – 02.05.2026
Kategoria e Dytë: 27.09.2025 – 18.04.2026
Superkupa e Shqipërisë: 28.12.2025
Kupa e Shqipërisë: 01.10.2025 – 13.05.2026
Kampionati i Vajzave: 27.09.2025 – 31.05.2026
U-21 Superiore: 01.10.2025 – 25.05.2026
U-19 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026
U-18 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026
U-17 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026
U-16 Superiore: 21.09.2025 – 23.05.2026
U-15 Superiore: 21.09.2025 – 23.05.2026
U-14 Superiore: 21.09.2025 – 23.05.2026
U-13 Superiore: 14.09.2025 – 10.05.2026
Kategoria e Parë U-19: 21.09.2025 – 10.05.2026
Kategoria e Parë U-17: 21.09.2025 – 10.05.2026
Kategoria e Parë U-16: 28.09.2025 – 23.05.2026
Kategoria e Parë U-15: 28.09.2025 – 23.05.2026
Kategoria e Parë U-14: 28.09.2025 – 23.05.2026
Kategoria e Parë U-13: 28.09.2025 – 23.05.2026
Komente
