Sezoni i ri turistik, Rama paralajmëron nga Vlora operatorët e turizmit detar: Certifikoni mjetet lundruese, ndryshe do u bllokohen

25 Mars 2023, 14:43| Përditesimi: 25 Mars 2023, 15:01

  • Share

Kryeministri Edi Rama u bën thirrje subjekteve që ofrojnë mjete lundruese apo aktivitete lundrimi për qëllimi turistike të certifikohen.

Në një shkrim në rrjetet sociale, Rama shton se nëse në rast të mungesës së kësaj certifikate, do të ketë gjobë, bllokim dhe konfiskim të mjetit.

‘Me sezonin e ri turistik, i cili këtë vit po afrohet më shpejt dhe edhe më i mbarë se i shkuari, Operatorët e Turizmit Detar duhet medoemos të çertifikohen zyrtarisht nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Aplikimet janë të hapura për të gjitha subjektet që ofrojnë mjete apo aktivitete lundrimi për qëllime turistike duke nisur nga motorët e ujit dhe deri tek motoskafët e anijet turistike, të cilat jo vetëm do të gjobiten, po edhe do të bllokohen e do të konfiskohen në rast mungese të çertifikatës përkatëse.’- shkruan Rama.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eni: 25/03/2023 19:17

    Siguria eshte kryesore

    Përgjigju
  • Roni: 25/03/2023 19:17

    Sa mire qe po merren masat e duhura

    Përgjigju
  • Jona: 25/03/2023 19:01

    me keto masa kemi nje sezon turistik me te sigurt per te gjithe qytetaret

    Përgjigju
  • Olta: 25/03/2023 19:00

    keni mare masat e duhura

    Përgjigju
  • Gena: 25/03/2023 18:37

    Nese nuk i certifikojne le te gjobiten

    Përgjigju
  • joni: 25/03/2023 16:29

    me mire qe te jemi me te sigurt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?