Sezoni i ri Vllaznia e vjetër, shkodranet mposhtin Partizanin! Megi Doçi: Shpejt për të folur për titullin, çdo ndeshje duam fitore

1 Tetor 2023, 18:38| Përditesimi: 1 Tetor 2023, 19:44

  • Share

Sezoni i ri i Superligës së vajzave nisi me një Vllazni të vjetër. Vajzat shkodrane fituan 0-3 në ‘Arenën e Demave’ kundër Partizanit, duke e konfirmuar veten si pretendentet kryesorë për titullin.

“Ekipi përgatitet në çdo ndeshje për të fituar dhe e dimë shumë mirë që çdo ndeshje do jetë luftë për 3 pikët. Ne duam që në fund të marrim sërish titullin kampion, por sigurisht që është një rrugë e gjatë para. Me rëndësi është që ekipi bëri një lojë të mirë sot,”-u shpreh Megi Doçi, futbolliste e Vllaznisë.

“Ishte ndeshje e parë dhe duhet ta nisnim më fitore për të ruajtur titullin kampion. Në përgjithësi, por edhe të gjithë ndeshjen vajzat e dominuan sot. Nuk na erdhi topi në portë asnjëherë,”-tha Nikolin Leka, trajner i Vllaznisë.

Te Partizani humbja nuk u prit mirë, por ky është vetëm fillimi i sezonit, pasi klubi ka objektiva afatfhatë.

“Kemi një projekt afatgjatë për të rritur nivelin e vajzave dhe për afruar sa më shumë prej tyre në futboll. Sigurisht që edhe më rezultate të dalin sa më mirë,”-deklaroi Aurora Seranaj, trajnere e Partizanit.

Po për javën e parë të Superligës së vajzave, Tirana shpërtalloi 12-0 Lushnjën, Kinostudio turpëroi 11-0 Teutën, ndërsa Apolonia nuk tregoi mëshirë kundër Gramshit duke shkatërruar 14-0.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?