Sezoni i shkëlqyer i Uzunit, futbollisti shpallet 'Njeriu i Vitit' në Berat

22 Dhjetor 2018, 15:39| Përditesimi: 22 Dhjetor 2018, 16:03

  • Share

Myrto Uzuni, 23-vjeçari që këtë vit bëri një hap të madh në karrierë, është vlerësuar nga Bashkia Berat si “Njeriu i Vitit 2018” me motivacionin “si një figurë e re plot shpresë dhe të ardhme në fushën e futbollit shqiptar, për rezultate mbresëlënëse gjatë vitit 2018 në kampionatin e futbollit kroat si dhe atë kombëtar” . Në ceremoninë e organizuar nga bashkia, futbollisti u nderua me këtë titull së bashku me dy personazhe të tjera.

Çmimi i Uzunit ia dorëzoi Drejtori i Drejtorisë së Policisë së qarkut Berat, Artion Duka, i cili në këmbim mori një bluzë të Lokomotivës nga futbollisti. Vetë Uzuni ishte i emocionuar për këtë çmim, për të cilin tha: “Ndjehem I privilegjuar që ndodhem këtu, pasi ky vlerësim për mua do të thotë shumë. Do vazhdoj të punoj dhe të luftoj për pasionin tim.”

Uzuni ka luajtur nga viti 2012-2014 me ekipet U17, U19 dhe me ekipin e parë të Tomorrit, ku në 2014 u shpall "Futbollisti i vitit" nga tifozeria beratase. Në vitin pasardhës, Uzuni u transferua tek ekipi i Apollonisë, më pas tek Laçi,nga ku këtë verë kaloi te ekipi i Lokomotivës në Kroaci ku edhe luan aktualisht. Paraqitja pozitive në Kroaci sollën edhe grumbullimin këtë vit me kombëtaren shqiptare.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?