Sezoni i ullinjve/ Në Berat e Vlorë nuk ka fuqi punëtore e treg për shitjen! Fermerët: S’ka pika grumbullimi! Nuk kemi rritur çmimet

23 Tetor 2022, 21:17| Përditesimi: 23 Tetor 2022, 21:21

  • Share

Ky është fshati Bilçë në Berat, ku kultivohen sipërfaqet më të mëdha të pemës së ullirit. Afro 200 mijë rrënjë ullinj  ndodhen  gjatë gjithë zonës  kodrave që mbulon  këtë fshat.

Prodhimi ka qenë i mbarë, por sërish fermerët përballen me probleme. Pavarësisht bujarisë së natyrës, fuqia punëtore mungon ndërsa kultivuesit e bimës ankohen edhe për mungesë tregu.

“Fermerët e kësaj zone punojnë shumë kanë shpenzuar mjaft për të patur një bimë dhe prodhim të mirë por ja ku erdhi koha e vjeljes s’kemi krah pune edhe nëse gjejmë një ose dy nuk na leverdisë na del kostoja e ullirit shumë e lartë .Në dalim me humbje  nuk gjejmë treg na e marrin dhe ato pak biznese  me çmim shumë të ulët me pak fjalë jemi me humbje  nuk marrim as çfarë kemi investuar”, tha Sabri Bejko kryeplak i fshatit.

“Këtu mungon pikë grumbullimi por dhe të shikohet edhe çmimi. Nuk duhet favorizuar  prodhimi I huaj por të ndihmohet  fermeri shqiptar .Ne nuk dëmshpërblehemi  asnjëherë nga shteti  asnjë lloj ndihme. Nga shteti kërkojmë të shikohet infrastruktura  çmimi plehut si dhe  ndihma të tjera”, tha fermeri Baki Xherimeja.

Ka dhe nga ata, që në mungesë të fitimit, thotë se do të heqin dorë nga kultivimi i ullirit.

“Nuk mund të harxhoj më do t’i pres nuk kam çfarë ti dua këto pemë sepse unë vetëm harxhoj, mora dhe një makineri për seleksionimin e ullirit”, tha Flamur Binjaku.

Edhe në Vlorë, procesi i vjeljes së ullirit dhe prodhimi i vajit kanë nisur. Aty, fermerët janë më pak të kënaqur nga rendimenti, për të cilin thonë se ndikoi thatësira.

Përballë mungesës së tregut dhe rritjes së kostove, ata thonë se nuk e kanë rritur çmimin e ullirit.

 “Janë shtrenjtuar të gjitha. Ne kemi vendosur që çmimin e vajit të ullirit ta lëmë 5 -6 mijë lekë për litër”, thonë fermerët.

Edhe në fabrikat e prodhimit të vajit, çmimi për përpunimin nuk është rritur.

“Prodhimet jane shume herë më të ulëta krahasuar me një vit më parë. Çmimin e përpunimit të ullirit nuk e kemi rritur pavarësisht se çmimi i energjisë është rritur”, tha Naxhi Llanaj sipërmarrës.

Ullishtaria është kthyer në një sektor të rëndësishëm për ekonominë e vendit tonë. Sipas Ministrisë së bujqësisë, prodhimi i vajit të ullirit në vendin tonë arrin në shifrat e rreth 20 mijë tonëve në vit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • gjergji: 24/10/2022 11:28

    O fermer te shkrete: shqiptari nuk do te punoj,se pune ka gjitheandej.Merrni puntor jashte nga bangladeshi,india,egjypti,Libia te punojne se jane nevojtare.Ne emigrantet kemi punuar cdo ,cdo pune duke filluar nga ingjinier te njohur,ministra apo zevendes ministra e jo me nje emigracion i tere ne greqi duke filluar qe nga pastrime te shtepive,nevojtoreve puplike,ne te gjitha punet e bujqesis ne fshatrat greke se kishim nevoj e mbanim familjet ne Greqi e Shqiperi.Te hiqet cdo ndihme sociale nga qeveria per njerezit qe refuzojne vendet e punes e kjo te behet sipas regullave e ligjeve europiane. Diplomuar te rinj doktor apo ingjinier te te gjitha sferave e tille do jete edhe rugetimi juaj ne shtetet qe emigroni se paku 10 vite e kurr ne jeten tuaj ne emigracion nuk do punoni ne profesionin tuaj ne se nuk mbaroni shkollen e larte apo kurse te gjata profesionale qe te diplomoheni ne vendet ku keni emigruar.Kjo eshte e verteta netto,te tjerat jane mashtrime made in Albania.

    Përgjigju
    • Realist: 25/10/2022 16:15

      Po t‘i lexove vetem titullin edhe i fute nje hartim. Fermeri thote qe nuk ka fuqi punetore, por edhe po te kishte nuk do t‘i dilte llogaria per te paguar rrogat e punetoreve. Me fjale te tjera ky do qe ose te punojne njerezit falas per te ose mundesisht t‘ia paguaje shteti rrogat e punetoreve. Qiqra ne hell me pak fjale. Le t‘i shese ullinjte edhe te merret me dicka tjeter se nuk qenka per ate pune.

  • Meri: 24/10/2022 08:12

    Duhet te bashkoheni e te krijoni koop,ndertoni fabrika vaj se bashku,dhe perpunojeni ullirin.Ngelet gjith kohen duke u ankuar,pervishni menget dhe punoni,donim kapitalizem,ky eshte kapitalizmi.

    Përgjigju
  • Arian: 23/10/2022 23:15

    S'ka punëtorë thonë,filloni vileni vet me familjet tuaja jeni bërë të gjithë pronarë me kostum e kollare nëpër intervista.filloni bashkoheni prodhimin Sic e ben bota dhe vendoseni vet çmimin.eshte turp të thuash s'kam ku t'a çoj ullirin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?