Sport

Sezoni magjepsës me Dortmund, City përgatit ofertën për Hakimi-n! Reali kërkon 60 mln euro

16 Qershor 2020, 11:57| Përditesimi: 16 Qershor 2020, 12:03

  • Share

Achraf Hakimi është një nga ata futbollistë të cilët pritet të ndezin merkaton e verës. Mbrojtësi i djathtë që luan te Dortmund-i nga 2018 ka bërë një sezon të mrekullueshëm, por në fund të sezonit do të duhet të kthehet te Real Madrid, pasi përfundon periudha e huazimit.

Gjithsesi te ‘galaktikët’ nuk ka vend për marokenin, pasi Dani Carvahal është i besuari i Zidan. Si rrjedhojë shumë klube do të përpiqen ta bëjnë të tyrin pasi këtë sezon 22-vjeçari në 43 ndeshje ka realizuar 9 gola dhe ka dhuruar 10 asiste.

Sipas Cadena Ser në Spanjë për Hakimi-n kandidati më potencial për ta blerë është Manchester City, që po përpiqet të bëjë gati 60 mln euro, aq sa kërkon Real Madrid. Por ky operacion mund të kryhet vetëm në rast se CAS do të heqë dënimin me dy vite mospjesmarrje në Kupat e Europës për Manchester City, që u dënua për shkak të shkeljeve të rregullave të Fair Play-t Financiar.

Gjithsesi Manchester City nuk është klubi i vetëm që interesohet për Hakimi-n. Një sy nga marokeni mban Bayern Mynchen, ndërsa shumë pëlqehet edhe nga Inter, skuadër të cilën marokeni kontribuoi shumë këtë sezon për ta eliminuar nga Champions League.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?