Universiteti i Tiranës ka vendosur që sezoni i provimeve të zhvillohet online, ndërsa vetëm disa lëndë specifike do të mund të zhvillohen në auditor pas dakordësisë mes studentëve dhe pedagogëve.
“Provimet në tërësinë e tyre do të zhvillohen online sikurse dhe në semestrin e parë kurse ato programe që kanë specifikë do kenë mundësinë që ti zhvillojnë provimet në auditor. Atë që ne kemi marrë si indikacion i fortë nga studentët është që studentët duan që ta përfundojnë këtë vit shkollor ashtu sikurse ka nisur, do të thotë që në një numër masivisht të lartë studentët kërkojnë që të përfundojnë edhe provimet online”-tha rektori i UT, Artan Hoxha.
Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha bëri dhe prezantimin e dekanes së re të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Esmeralda Kromidha pas ndarjes nga jeta të ish-dekanit Artur Sula.
“Nëse do të ketë provime që për specifikë të veçantë do të duhet të jepen në auditor, do tu jepet mundësia studentëve me dy data për ata që nuk kanë mundësi objektive ata ti zhvillojnë online, ata që mund të jetë fiizkisht të pranishëm mund ti zhvillojnë në auditor. Pra do të meren shumë parasysh të gjitha mundësitë ose pamundësit objektive të studentëve për të qenë fizikisht në Tiranë”-tha dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Esmeralda Kromidha.
Sezoni i provimeve për studentët do të nisë në muajin qershor, përjashtim bën fakultetit i Drejtësisë, që do ta nisë më herët, pas datës 20 maj.