Sociale

Sezoni turistik/ Bashkia e Shkodrës masa për lirimin e hapësirave publike në plazhin e Velipojës

11 Qershor, 12:50| Përditesimi: 11 Qershor, 16:47

  • Share

Në Velipojë po vijon ndërhyrja e Bashkisë Shkodër për lirimin e hapësirave të dedikuara për plazhet publike dhe sistemimin e të gjitha zonave për pushuesit në plazh.

Gjatë ditës së sotme, për të ndjekur nga afër këtë ndërhyrje, ka qenë vetë Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, së bashku me Drejtorin e Policisë Shkodër, Fatmir Lleshi, dhe drejtues të policisë kufitare. Kryebashkiaku Beci takoi pushues në plazhet publike, ku mori edhe mesazhe pozitive për punët që po realizohen.

Me urdhër të Kryetarit të Bashkisë Shkodër, që prej ditës së hënë është ngritur një Task Forcë mes Policisë Bashkiake, Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike.

Ajo ka si qëllim lirimin e hapësirave për pushuesit, rritjen e cilësisë së shërbimeve në zonat publike përgjatë pedonales dhe shëtitores së plazhit, si dhe evidentimin e të gjitha objekteve që nuk disponojnë leje për ushtrimin e aktivitetit në plazhin e Velipojës.

Rreth 40 kilometra nga Shkodra, Velipoja është qendra kryesore turistike e Bashkisë Shkodër, ku gjatë fundjavave numri i pushuesve arrin në më shumë se 100 mijë vizitorë.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?