Sociale

Sezoni turistik/ Muzikë nga ‘Orkestra e Harqeve’ dhe ansambli ‘Çiftelia’, ‘E shtuna n’fest’ çel siparin në Shëngjin

6 Korrik, 09:20| Përditesimi: 6 Korrik, 10:23

  • Share

Netët verore në Shëngjin, po shoqërohen edhe me aktivitete kulturore. Veprimtaritë nisën një natë më parë dhe do të vijojnë çdo fundjavë, si një mënyrë për të argëtuar pushuesit, por edhe për të promovuar turizmin kulturor në zonë.

Në koncertin e parë, atmosferën në shëtitoren e plazhit e krijuan tingujt e orkestrës së harqeve dhe artistët e ansamblit "Çiftelia", të cilët me interpretimet e tyre sollën një kombinim të muzikës klasike me atë tradicionale.

Performanca e tyre u ndoq me interes nga pushuesit dhe qytetarët, duke e kthyer mbrëmjen në një përjetim të veçantë artistik.

Drejtorja e Kulturës në Bashkinë e Lezhës, Jona Dividi, thotë se aktivitetet do të vijojnë çdo fundjavë gjatë gjithë sezonit veror, me koncerte, performanca artistike dhe shfaqje të ndryshme, duke e kthyer Shëngjinin në një destinacion me shumë dimensione.

“Është kënaqësi që ndodhemi sot në Shëngjin. Për ne është shumë i rëndësishëm turizmi kulturor, ndaj kemi nisur siparin e katër ‘të shtunave n’fest’, të cilat do të sjellin një atmosferë fantastike, do të ketë edhe aktivitete për të shtunat e tjera  por do ia lëmë surprizë publikut i cili meriton të gëzojë dhe festojë në këtë sezon turistik”, tha Jona Dividi.

Aktiviteti kuluror i titulluar 'E shtuna n'fest' në Shëngjin zgjati për disa orë, duke sjellë një atmosfere ndryshe në këtë zonë turistike e cila është mjaft e frekuentuar në këto ditë korriku.

Xh.K/A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?