Sezoni turistik, fluks udhëtarësh dhe radhë në sportelet e pikave kufitare! Mbi 5 mijë persona kanë hyrë në Kapshticë 24 orët e fundit

7 Gusht 2023, 11:22| Përditesimi: 7 Gusht 2023, 11:44

  • Share

Sezoni veror ka rritur ndjeshëm hyrje daljet në pikat e kalimit kufitar të juglindjes së vendit.

Sipas policisë kufitare gjate 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 5140 shtetas dhe kanë dalë 4270 të tillë.

Ndërkohë në Qafë Thanë ka pasur një rënie të lehtë ku gjatë 24 orëve te fundit kanë hyrë 2890 dhe kanë dalë 2057 shtetas.

Për të përballuar fluksin sidomos në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, autoritet shqiptare kanë punuar me sportele maksimale ndërkohe që sipas tyre sportelet alternohen gjatë ditës në varësi të fluksit të krijuar.

Sa i përket ditëve në vijim parashikohet që do të ketë akoma lëvizje sa i përket turistëve që vijnë në Shqipëri por edhe anasjelltas.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?