Sezoni turistik ka shtuar fluksin e pasagjerëve në Portin e Durrësit. Vetëm këtë mëngjes tre tragete nga Italia kanë mbërritur në Durrës. Në total bëhet fjalë për 4144 pasagjerë dhe 821 automjete.
Burime nga Kapiteneria e Durrësit bëjnë me dije se nga Ankona kanë mbërritur 1112 pasagjerë dhe 392 automjete. Ndërkohë, 1565 pasagjerë dhe 418 automjete kanë mbërritur me traget nga Bari, dhe 1467 pasagjerë dhe 499 automjete të tjera kanë mbërritur po nga Bari.
Për të përballuar fluksin në funksion janë vendosur 27sportele për udhëtarë, automjete dhe mjete të rënda. Në mbrëmje priten edhe 2 tragete të tjerë nga porti i Barit.