Sezoni turistik ka shtuar fluksin e pasagjerëve në Portin e Durrësit.
Sipas informacioneve nga Report Tv, deri tani kanë arrdhur 3 tragete, 2 të linjës Bari -Durrës dhe 1 i linjës Ankona -Durrës, të cilët sollën 3090 pasagjerë dhe 910 automjete.
Fluksi pritet të vijojë edhe në mbrëmje, ku priten të mbërrijnë edhe 2 tragete të tjerë nga porti i Barit që pritet të sjellin rreth 2500 udhëtarë e 650 automjete.
Edhe gjatë ditës së djeshme, në portin e Durrësit ka pasur fluks të pasagjerve, ku kanë zbarkuan 4364 udhëtarë dhe 1566 automjete.
Në shërbim të këtij fluksi funksionojnë 28 sportele, ndërsa tragetet vazhdojnë me lundrim të dyfishtë.