Qendrat verore të ngritura për sezonin turistik po përballen me një numër të lartë pacientësh thuajse çdo ditë.
Ditën e sotme Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu zhvilloi një vizitë në Qendrën Shëndetësore Verore në Shkëmbin e Kavajës, ku ndër të tjerash takoi edhe disa pacientë të cilët kishin ardhur për t’u vizituar.
“Gjatë pushimeve, kujdesi shëndetësor është gjithmonë pranë jush! Në Qendrën Shëndetësore Verore në Shkëmbin e Kavajës, stafi mjekësor është në gatishmëri 24/7 për çdo emergjencë.
Brezat bashkëpunojnë, mjekë me përvojë dhe të rinj si doktoreshë Alesia punojnë krah për krah për t’i shërbyer qytetarëve.
36 qendra të hapura në të gjithë bregdetin, për pushime të sigurta dhe të qeta”, shkroi Koçiu në rrjetet sociale.
Qendrat do të vijojnë të jenë në funksion deri më 30 shtator, në shërbim 24 orë, 7 ditë të javës për pushues vendas dhe të huaj. Sezonin e kaluar, nga 1 qershori deri më 30 shtator, janë kryer mbi 80 mijë e 700 vizita mjekësore, nga të cilat 32% për shtetas të huaj.
Komente
