Sociale

Kosova s'e braktis bregdetin shqiptar! Në 22 ditë gushti, mbi 830 mijë persona hynë nga pika kufitare e Morinës

23 Gusht, 11:28| Përditesimi: 23 Gusht, 15:58

  • Share

Muaji gusht riktheu fluksin e madh të hyrjes së shqiptarëve nga Kosova drejt vendit tonë, duke shkaktuar fluks në pikën kufitare të Morinës dhe qarkullim të dendur përgjatë Rrugës së Kombit, thuajse në çdo ditë të javës.

Sipas të dhënave zyrtare, të cilat Report Tv disponon, vetëm në 22 ditët e para të muajit, përmes pikave kufitare të Kosovës, në Shqipëri hynë 830,778 persona me 241,966 automjete. Në drejtim të Kosovës, 770,814 persona dhe 240,966 automjete.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit brenda kufirit hynë rreth 20 mijë qytetarë, ndërsa mëngjesin e kësaj të shtunë mbi 4 mijë.

Shumica e vizitorëve zgjedhin bregdetin shqiptar, kryesisht zonat më të afërta, Shëngjinin, Velipojën, Durrësin dhe një pjesë edhe rivierën e jugut, duke forcuar Shqipërinë si destinacion veror për bashkëkombësit e Kosovës. Efekte edhe pak plazhe

Autoritetet kufitare theksojnë se, pavarësisht fluksit, nuk u regjistruan vonesa të mëdha në kalim, falë marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës, e cila lejon qarkullim pa kontrolle për automjetet me targa shqiptare dhe kosovare. Efekte policët kufitare.

Pjesë e kësaj marrëveshje janë edhe procedura të përshpejtuara për mjetet me targa të huaja.

Megjithatë, radhë trafik krijohet pranë pikave të pagesës në Rrugën e Kombit.

Ky sezon është karakterizuar nga trafiku i rënduar edhe në drejtim të Lezhës. Makinat që vijnë nga Kosova përmes Rrugës së Kombit, përballen me radhë të gjata që në Rubik, me trafik kilometrik që vijon edhe në Milot, kthesa e Shëngjinit e deri në dalje të Lezhës.

Vetëm gjatë sezonit veror 2024, në pikën kufitare të Morinës u regjistruan mbi 5.5 milionë persona, duke e bërë atë një nga korridoret më të rëndësishme të qarkullimit turistik në vend.

Fluksi deri më 22 gusht Shqipëri-Kosovë në Morinë:
830,778 shtetas kanë hyrë në Shqipëri
241,966 mjete kanë hyrë
770,814 shtetas kanë dalë nga Shqipëria
240,966 mjete kanë dalë
Në 24 orët e fundit:
20 mijë qytetarë kanë hyrë

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 23/08/2025 14:15

    Mirë se të vinë në çdo kohë, janë në shtëpinë e tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?