Foto nga Porti i Durrësit

Sociale

Sezoni turistik/ Mbi 20 mijë pushues dhe 6 mijë automjete mbërritën në fundjavë në Portin e Durrësit

11 Gusht, 08:06| Përditesimi: 11 Gusht, 09:15

  • Share

Fundjava që lamë pas rezulton sërish e ngarkuar në portin e Durrësit përsa i përket fluksit të hyrjeve daljeve në këtë pikë kufitare

Sipas të dhënave nga Autoriteti Portual Durrës, nga 8 deri në 10 gusht në port kanë mbërritur 20,037 udhëtarë dhe 6349 automjete.

Ndërkohë po gjatë kësaj periudhe nga ky port dolën 13441 udhëtarë dhe 4086 automjete. Në funksion të këtij fluksi punuan 19 sportele, ndërsa tragetet operuan me lundrime dyfishe.

Porti i Durrësit mbetet një pikë kyçe për udhëtimet detare të qytetarëve dhe turistëve, duke ofruar lehtësi në udhëtim dhe përmirësim të vazhdueshëm të shërbimeve portuale.

Ora 09:12
Vlorë/ Rreth 4 mijë pasagjerë mbërritën dje dhe sot nga Brindisi  

Ashtu si në Durrës edhe në Portin e Vlorës vijon fluksi i udhëtarëve që vijnë për pushime në vendin tonë.

Sot në port kanë hyrë 980 pasagjerë dhe 230 automjete.

Ndërkohë një ditë më parë erdhën 3000 pasagjerë dhe 750 automjete.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se hapësirat publike që po çlirohen do të zihen sërish?