Fundjava që lamë pas rezulton më e ngarkuara me punë në portin e Durrësit përsa i përket fluksit të hyrjeve daljeve në këtë pikë kufitare
Sipas Autoritetit Portual Durrës, nga e enjtja (31 korrik) deri të dielën (3 gusht), në port kanë mbërritur 24,373 pasagjerë dhe 6957 automjete.
Tragetet operuan me lundrime dyfishe, për të përmbushur kërkesën e lartë gjatë sezonit turistik.
Porti i Durrësit mbetet një pikë kyçe për udhëtimet detare të qytetarëve dhe turistëve, duke ofruar lehtësi në udhëtim dhe përmirësim të vazhdueshëm të shërbimeve portuale.
Njoftimi i plotë
Gjatë fundjavës që lamë pas (nga e enjtja deri të dielën), Porti i Durrësit ka përballuar me sukses një fluks të konsiderueshëm të hyrjeve:
Pasagjerë të ardhur: 24,373
Automjete të ardhura: 6,957
Tragetet operuan me lundrime dyfishe (dopjo corse) për të përmbushur kërkesën e lartë gjatë sezonit turistik.
Falë bashkëpunimit të ngushtë mes autoriteteve portuale, doganore, operatorëve privatë dhe sigurisë, operacionet u zhvilluan normalisht, me përqendrim të veçantë në përpunim efikas dhe pritje minimale për udhëtarët.
Komente
