Subjektet që do krijojnë ndotje të mjedisit gjatë sezonit turistik në Shëngjin dhe Tale do të përballen me masa ndëshkimore. Paralajmërimi ka ardhur nga kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, gjatë një takimi me operatorët turistik në Shëngjin, në kuadër të përgatitjeve për sezonin veror.
Sipas Ndreut do të ketë shtim të kapaciteteve të menaxhimit të plazheve, ku menaxhimi i mbetjeve do të jetë prioriteti kryesor i bashkisë dhe gjithë strukturave përgjegjëse.
Numri i vizitorëve në bregdetin e Lezhës po vjen gjithnjë në rritje, ndërsa hapja zyrtare e sezonit turistik do të bëhet të premten e 24-majit.
Bashkia Lezhë në kordinim me insitucionet e tjera do të angazhojë struktura shtesë për pastrimin dhe monitorimin e territorit, ndërsa kontrollet do të intensifikohen përgjatë gjithë sezonit.
Komente

LEZHA DHE SHKODRA DO INCENERATOR,,,PO ASHTU DHE TIRANA,,,,KORCA DHE VLORA,,,NUK PASTROHET QYTETI NE FRYMEN E SHENJTE....
Përgjigju