Sezoni turistik në Lezhë, 150 punonjës me 25 mjete 'zbarkojnë' në zonat bregdetare nga Shengjini në Tale!

31 Maj, 13:14| Përditesimi: 31 Maj, 14:28

  • Share

Prej të shtunës së 1 qershorit e gjithë vëmendja e Bashkisë Lezhë dhe shërbimeve të saj do të zhvendoset në bregdet. Kryebashkiaku Pjerin Ndreu mblodhi në sheshin kryesor të qytetit të gjithë stafin dhe mjetet e planifikuara për sezonin, ku ka kërkuar jo vetëm angazhim maksimal, por edhe bashkëpunim për të evidentuar dhe ofruar zgjidhjet më të mira e të shpejta për çdo situatë.

Ndreu shtoi se mbetet pjesë e rëndësishme që të vijohet me standardin e krijuar prej disa vitesh në bregdetin e Lezhës me cilësi shërbimesh dhe pastërti, ndërsa do të ketë në dispozicion të pushuesve dhe një qendër qe do të trajtojë të gjithë problematikat që mund të hasen.

"Sezoni turistik duhet të jetë një histori suksesi. Kërkoj nga ju ta merrni seriozisht, se turizmi është shtylla kryesore e ekonomisë tonë. Kemi identifikuar disa problematika që gjatë pjesë së parë të qershorit, duke nis që nesër duhet të ezaurohen", tha Pjerin Ndreu. 

Rreth 150 punonjës dhe 25 mjete do të jenë në dispozicion të zonave bregdetare nga Shengjini në Tale, ndërsa rëndësi do t’i jepet edhe monitorimit nga grupi i punës i ngritur për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?