Jemi në mesin e sezonit turistik, por në shumë plazhe ende nuk ka vrojtues, çka rrit më shumë pasigurinë e pushuesve që zgjedhin të kalojën pushimet në plazhin e vendit tonë. Report Tv ka trajtuar herë pas herë mungesën e vrojtuesve të plazhit, ndërsa operatori turistik Vasil Bedinaj tha për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj se shkak është mungesa e fuqisë punëtore.
Gazetari i Report Tv, Elvis Hila ngre problematikën e mungesës së vrojtuesve edhe në vijën bregdetare të Shëngjinit, duke thënë se kullat e vrojtimit janë bosh, ndonëse subjektet kanë nënshkruar me bashkinë një kontratë për përdorimin e plazhit ku në pikën e parë të saj detyrohen për të kenë një roje plazhi.
“Ajo që ndodhi vjet në Himarë bëri që të kishte një kontroll më të theksuar. Situata është më ndryshe se në Durrës dhe Shëngjin. Në Vlorë prej javësh është ngritur grupi i kontrollit të vijës bregdetare. Është bërë një koordinim, janë përpjekur edhe operatorët turistikë që t’i kenë të plotësuar. Shpresojmë që të jetë kjo situatë deri në shtator dhe të jetë një situatë e kënaqshme për ata pushues që zgjedhin Shqipërinë”, tha Bedinaj.
“Situata është problematike sa i përket vrojtuesve në plazhe, janë vënë kullat e vrojtimit në bregun e Shëngjinit, por janë bosh dhe mungojnë vëzhguesit. Kam bërë një vëzhgim dhe shihet qartë që mungojnë vrojtuesit për të garantuar sigurinë për pushuesit. Në të gjithë vijën bregdetare janë rreth 500 e ca stacione plazhi, nuk janë të gjitha të shfrytëzueshme, por referuar kontratës, subjektet që kanë marrë plazhin për shfrytëzim në pikën e parë është stacioni i plazhit sëbashku me vrojtuesin e certifikuar. Nuk po e zbatojnë në terren, janë vetëm formale. Interesi i të rinjve është mjaft i ulët”, tha Hila.
Ndërkohë, sa i përket mungesës së fuqisë punëtore, Bedinaj thotë se në bizneset e tij ka marrë punëtorë nga Nepali e Srilanka.
“Nuk e kemi plotësuar, po përpiqemi të kemi punonjës që kemi aktualisht, me punonjësit nëpër rrethe, gjithandej ku kemi pasur mundësi për të marrë punonjës. Kemi sjellë edhe nga jashtë, në subjektet e mia gjen turq, nga Nepali, Srlianka. Nuk është kjo që kemi dashur, por ja që erdhi koha që të marrim edhe nga jashtë. Nuk kanë mënyrën e shërbimit që ne kemi, kanë dëshirë për të punuar”, tha ai.
Shtet kurve rrini si muta tash.
Përgjigjumire tju behet ore ishalla falimentoni te gjith , nuk i vleresuat njerezit sa ishin tani dilni e qaheni.
PërgjigjuKeto jan tema per acarime,nuk eshte hera e pare qe shkruhen te ketilla artikuj,lerini zotin ketyre kapitalisteve shqiptare dhe mbathiani sepse eshte treguar me prova qe na kan dashur shum me shum te huajt se sa keta tenjat e pa shpirt
PërgjigjuPo pse o vasil nuk merr ne pune ato moldavet qe ke cuar me skaf ne itali ne vitet 1997-2005 e bukurosh e skafist i vjeter del dhe flet si biznesmen tani ee ,jep mend per turizmin ee,trego njeher se si i bere leket.
PërgjigjuSa paguhen Kamarieret nga Sirilanka?
PërgjigjuSa orë punojnë?
Pse ankohesh kot që s'ke puntorë kur ke marr nga Turqia, Nepali e Srilanka dhe të punojnë më shumë se shqiptarët? Merri të gjithë nga ato vende. Zëvendësoje dhe veten tënde me një Bangladeshas se dhe ata sillen më mirë me punëtorin se ti.
PërgjigjuO Oligarke te dashur fuqia punetore nuk ju mungon,eshte ketu…Por nese ju paguani 350-400€ kur qeraja per te jetuar eshte 250€ ateher sigurisht qe do largohen njerezit.Nese per ju me mire eshte te merrni njerez nga Arusha sasa te rrisni rrogat e te mbani njerezit ketu atehere ju nuk e meritoni kete popull!Shpresoj te ndyshoni strategji ndryshe ne kete vend do mbeteni vetem ju dhe deputetet me 200% rritje rroge meqe nuk ju dilinin 1.5 miljon…..
PërgjigjuO oligarke dhe pak me sjelljen tuaj harbute dhe me pagesat tuaja qesharake do ngeleni vetem ju dhe muret e bizneseve tuaj te felliqur..rrespektojeni puntoret jepini paga te kenaqeshme se do nuk ka siri lanka e afrikan qe punon me shume se shqipetaret
PërgjigjuDuhen zëvendësuar biznesmenët e operatorët turistikë shqiptarë me Indianë se ata rrisin katërfishojnë rrogat dhe e trajtojnë puntëorin shumë më mirë se ky. Edhe ky Vasil Bedinaj duhet me punue për t'a.
O Cik ciksi dhe srilanksit do te ikin o morr se ju talleni me puntoret.e ke dhomen e hotelit 120 euro njesoj si ne UE dhe puntoret i paguan me 350 euro
Përgjigju