Teksa jemi në kulmin e sezonit turistik Policia është në gatishmëri në 24-/7 për garantimin e qetësisë publike në zonën bregdetare të Shëngjinit.
Disa nga pikat kryesore ku janë përqendruar uniformat blu janë parandalimi i incidenteve dhe ngjarjeve kriminale, respektimi i rregullave të qarkullimit dhe matja e nivelit të zhurmës në ambientet e shërbimit me qëllim parandalimin e ndotjes akustike dhe ruajtjen e qetësisë në zonat publike.
Njoftimi i policisë:
Për zbatimin e planit të posaçëm të masave të Policisë së Shtetit, janë angazhuar: Patrulla e Përgjithshme, Forca e Posaçme “Shqiponja”, Forca e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSh), Policia Rrugore, si dhe efektivë që patrullojnë me biçikleta.
Puna e Policisë është përqendruar në:
menaxhimin e shpejtë dhe efikas, të çdo informacioni të siguruar në rrugë operative, çdo indicieje apo denoncimi nga qytetarët, për të parandaluar incidentet dhe ngjarjet kriminale, për të garantuar siguri, si dhe për të ofruar menjëherë ndihmë, në rast nevoje;
Verifikime të vazhdueshme ndaj mjeteve dhe drejtuesve të tyre, për garantimin e sigurisë rrugore, respektimin e rregullave të qarkullimit dhe menaxhimin e fluksit në nyjet hyrëse dhe dalëse të qytetit;
Matjen e nivelit të zhurmës në ambientet e shërbimit, me qëllim parandalimin e ndotjes akustike dhe ruajtjen e qetësisë në zonat publike.
Policia e Lezhës do të vijojë praninë e shtuar në të gjithë territorin e njësisë administrative Shëngjin dhe në zona të tjera turistike të qarkut, për të garantuar një sezon veror të qetë dhe të sigurtë për qytetarët dhe turistët.
Komente
