Syri i Kaltër në Theth

Sociale

Sezoni turistik, Rama: Fluks pushuesish në veri të vendit, lajmi më i bukur i sezonit

10 Gusht 2024, 18:31| Përditesimi: 10 Gusht 2024, 18:35

  • Share

Veriu i vendit vijon të mbetet destinacion shumë i kërkuar për turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë, ndërsa vitet e fundit është shtuar interesi për turizmin malor.

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se “lajmin më të bukur të këtij sezoni të jashtëzakonshëm, me shifrat e të gjitha portave hyrëse të vendit që flasin për një rritje të lartë të numrit të vizitorëve e turistëve të huaj, e ka sjellë veriu”.

Kryeministri theksoi se “programi kombëtar i Rilindjes Urbane, infrastruktura rrugore turistike e ndërtuar në dekadën e fundit pikërisht me këtë vizion strategjik, rrjeti i ri i agroturizmave e bujtinave, kanë sjellë një fluks të madh peshuesish drejt bukurive mahnitëse të Shqipërisë së Sipërme”.

“E në këtë zhvillim të ri për Shqipërinë turistike, Shkodra e të gjitha bukurive, e ridalë tanimë nga agonia e gjatë dhe plot turistë ngado, është qershia mbi tortë; e kjo foto si një copë parajse është bash nga Dajçi i Shkodrës”, u shpreh Rama, ndërsa ndau foton në rrjetet sociale.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Labi: 10/08/2024 20:52

    Foli tersi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?