Sezoni turistik, Rama: Në 7 muaj, në Shqipëri 90 mijë vizitorë britanikë! Meta: Pa shqiptarët e Anglisë, plazhet edhe më të zbrazura

13 Gusht 2022, 16:16| Përditesimi: 13 Gusht 2022, 16:20

  • Share

Në skenën e politikës shqiptare është ngjitur një tjetër debat mes Kryeministrit Rama dhe ish Presidentit Meta, tashmë për turizmin. Në shifrat e publikuara nga kryeministri në 7 muajt e fundit, nga Britania kanë ardhur në Shqipëri 90 mijë vizitorë britanikë teksa I ka shpërndarë edhe një artikull të  “The Times’ kushtuar turizmit në Shqipëri.

“Nga 36 mijë turistë britanikë deri në korrikun e vitit të kaluar 90 mijë kanë qenë vizitorët nga Britania e Madhe në Shqipëri këta shtatë muaj, falë edhe shtimit të konsiderueshëm edhe të udhëtimeve me linja direkte. E mirënjohura britanike “The Times” ia dedikon Shqipërisë këtë artikull, me përshkrimin e plazheve, ushqimit dhe qyteteve në UNESCO, që promovohen çdo ditë në rrjetet sociale duke përhapur fjalën e mirë që përkthehet në më shumë turistë, të ardhura, ekonomi “, shkruan Rama.

Sa i takon shkrimit të medias britanike, ajo përshkruan siluetat e një turizmit të promovuar përmes rrjeteve sociale, ndërsa e përshkruan si një nga bukuritë e fundit të pazbuluara në Europë. “The Time”, sqaron se në “Tik Tok” videot që lidhen me Ksamilin dhe rivierën shqiptare kanë rekord shikueshmërie.

I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta që ka postuar foto me shqiptarë të ardhur nga Britania në plazhet bosh, duke shënjestruar qeverinë.

“Plazhet tona, pa shqiptarët e Britanisë dhe emigracionin do ishin edhe më të zbrazëta dhe të ardhurat për turizmin më të ulta. Ndaj mirënjohje të gjithë atyre që nuk dorëzohen nga vështirësitë që ndeshin këtu. Koha për të bërë më shumë për zhvillimin e turizmit” thotë Meta.

Pas reagimit të Metës, Kryeministri Rama publikoi foto nga Vlora dhe shkuran se: Mbi 2000 vizitorë, shqiptarë dhe të huaj, hyjnë së fundmi mesatarisht në Portin e Vlorës
 

D.GJ//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Marjus: 13/08/2022 19:41

    Me vjen mire qe vendi yne po afron kaq shume turiste nga e gjithe bota.

    Përgjigju
  • Papi: 13/08/2022 19:40

    Po normal se ne angli osht me vdek nga i ftohti do vijn t ngrohen cik ktu

    Përgjigju
  • Marjo: 13/08/2022 19:40

    Nje lajm shume i mire per ekonomine e vendit qe shume turiste po na vizitojne.

    Përgjigju
  • Kaka: 13/08/2022 19:39

    Ku i pa plazhet e zbrazura ky meta m? A osht mrregull?

    Përgjigju
  • Eni: 13/08/2022 17:21

    Vendi yne eshte nje perle natyrore

    Përgjigju
  • Berti: 13/08/2022 17:20

    Shqiperia jone eshte e mrekullueshme

    Përgjigju
  • Andi: 13/08/2022 16:57

    Sa mire qe na vizitojne dhe turiste nga jasht kjo eshte nje shenje e mire per ekonomine tone

    Përgjigju
  • Andi: 13/08/2022 16:52

    Kemi patur nje perparim te madh ne sektorin e turizmit dhe shifrat flasin vete

    Përgjigju
  • Helga: 13/08/2022 16:47

    Uroj qe turizmi te vazhdoj rritjen me keto ritme sepse kjo esht ajo qe meritojm.Qe t njihemi nga e gjithe bota per vecantite dhe pasurite tona natyore

    Përgjigju
  • Arta: 13/08/2022 16:45

    Te ecesh rrugve te tiranes vetem turista shikon cdo dy hapa keshtuqe cdo shifesh esht e vertet

    Përgjigju
  • Sonila: 13/08/2022 16:39

    Shqiperia ka super vende dhe normal numri i turistave pritej te rritjen kete vit

    Përgjigju
  • Deni: 13/08/2022 16:39

    Sa shum turiste te huaj po i shtohen vendit tone ky sezon ka qen flak fare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?