Mbi 7.2 mln të huaj vizituan vendin tonë për 8 muaj, operatorja turistike: Zgjedhin edhe destinacionet historike, Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2 më të preferuarat

1 Tetor 2023, 12:54| Përditesimi: 1 Tetor 2023, 20:31

  • Share

Këtë vit Shqipëria ka pasur një ‘bum turistik’ me turistë të huaj nga e gjithë bota që kanë zgjedhur të vizitojnë vendin tonë. Sipas INSTAT, 7.2 milion turistë të huaj kanë hyrë në territorin Shqiptar dhe 800 mijë të tjerë kanë dalë jashtë vendit, duke vizituar kryesisht Turqinë, Greqinë dhe Italinë.

Operatorja turistike, Jetmira Hoxha foli në Report Tv për shifrat e jashtëzakonshme të shënuara gjatë sezonit turistik që lamë pas.

Sipas Hoxhës përveç qyteteve bregdetare, fluks turistësh ka pasur edhe në destinacionet historike, për të cilat vizitorët e huaj janë kuriozë për të shkuarën e Shqipërisë dhe duan ta prekin atë nga afër nëpër muzetë dhe kalatë shekullore që i kanë rezistuar kohës.

“Ky sezon turistik ka qenë ndër më të suksesshmit për Shqipërinë, vizitorët e huaj kanë preferuar destinacionet historike më së shumti, pa lënë pas Sarandën dhe Durrësin. Pushuesit preferojnë të njihen me historinë e vendit tonë, ndaj vizitojnë Krujën, BunkArt 1 dhe BunkArt 2, Apolloninë dhe Butrintin. Ndonëse prisnim që sezoni të mbyllej me shtatorin, akoma ka prenontime deri në muajin nëntor”, tha Hoxha.

Sa i takon tendencës në rritje të shqiptarëve për të pushuar jashtë vendit, të cilët edhe këtë sezon turistik ishin besnikë të Turqisë, ndërsa tursitët e huaj preferojnë kryesisht destinacionet historikë të vendit tonë.

“Sipas raportimeve të INSTAT, destinacioni i preferuar për shqiptarët mbetet Turqia. Antalia dhe Bodrumi kanë qenë ndër vendet më të vizituarat nga pushuesit shqiptarë, të ndjekura nga Greqia, Spanja, Italia dhe destinacione të largëta, por gjithmonë duke i qëndruar besnikë pushimeve me duar në xhepa. Shqiptarët më së shumti preferojnë Turqinë sepse janë më komodë, pasi çdo gjë është e përfshirë në çmimet e paketave turistike. Trend i shqiptarëve për të pushuar jashtë Shqipërisë ka ardhur në rritje. Vit pas viti njerëzit preferojnë të pushojnë qoftë në fundjavë apo në pushimet verore jashtë”, tha Hoxha.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?