S’ka fuqi punëtore në Durrës, operatorët turistikë: Po marrim punonjës nga Azia, Kosova, Serbia e Maqedonia, të huajt zënë 30% të të punësuarve

22 Prill 2022, 21:03| Përditesimi: 22 Prill 2022, 21:18

  • Share

Serb, maqedonas dhe shqiptarë të Kosovës kanë shfaqur interes për të punuar gjatë sezonit turistik në hotelet e restorantet e Durrësit. Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Alban Isteri tha se mungesa e krahut vendas të punës i ka detyruar operatorët turistikë të punësojnë të huaj.

"Ka prurje jo vetëm nga vendet e Azisë por dhe nga rajoni si nga Serbia e Maqedonia e Veriut dhe punonjës të Kosovës. Përqindja s'mund të jetë e saktë se është proces dinamik, por sezoni parashikohet të jetë i suksesshëm dhe të huajt mund të zënë  20-30 për qind të të punësuarve.

Punonjësit e huaj kanë kosto më të lartë në rastet kur strukturat hoteliere u sigurojnë akomodim.

"Nëse do të marr një kuzhinier të specializuar mbi 1 mijë euro, ndërsa fillestar do të paguhet siç paguhen ata që janë pa specializuar, pra pagat janë në bazë të profesionit formimit profesional".

Ndërsa, Blerim Norja, menaxher i një hoteli në vijën e parë të plazhit të Durrësit tha se rritja e çmimeve nuk ka ndikuar në prenotime. Përkundrazi këtë vit ka një interes në rritje nga bjellorusët. 

"Këtë vit dhomat janë më shtrenjta pjesa e shërbimeve më shtrenjta, por rezervime kemi. Tregun ukrainas këtë vit e kemi mungesë, por do të zëvendësohet nga bjellorusët nga vende të tjera të rajonit". Durrësi është gati për sezonin dhe ka filluar qarkullimi që nga Marsi kemi pasur klientët e parë nga Norvegjia".

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Adriatiku: 24/04/2022 12:43

    Me pagat qe jepni ju nuk do gjendet fuqi punetore as sot as mot! Harrojeni kohen e skllaverise… Shqiptarve u jane hapur dyert kudo ne bote… Atje ku shperblehet puna eshte atedheu i secilit!

    Përgjigju
  • Qobani: 23/04/2022 13:03

    Në disa zona ka ende varfri,tradit e vjetër,të lypësh punë , me lut ZOTIN mos me gjetë,ende ka njerz krenar që jetojn nkorriz t'huaj

    Përgjigju
  • Ola: 23/04/2022 09:19

    Si do vijne serbet te punojne ketu kur rrogat ne Serbi jane goxha me te larta. Ketu duan skllever, jo punetore. Rruga e mbare te gjithe shqiptareve qe shkojne per te punuar ne Gjermani.

    Përgjigju
    • Loku: 23/04/2022 10:28

      Pse ne Gjermani....cfare ben si skllav je...mezi e mbyll muajin...se te iken rroga fatura dhe qera.

  • uepa: 23/04/2022 07:29

    ne shqipri duhet te ngelin vetem pencionistat edhe kokodrilet qe kane zaptu pasurit , kurre mos past fuqi puntore ky vend , ky vend kernac qe dhe lek buke nuk paguan si rroge, s'besoj qe te huajt vijne per rroga buke, me siguri do perdorin shqiperin si trampolin per te ikur ne europ, koha e skelleverve budallenj ka mbaruar shyqyr Zotit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?