Foto e bizneseve të bllokuara, publikuar nga Drejtoria e Tatimeve

Ekonomi

Sezoni turistik/ Tatimet kontroll bizneseve, bllokime dhe gjoba në Gjirin e Lalëzit dhe Pogradec

13 Korrik 2018, 10:34| Përditesimi: 13 Korrik 2018, 10:45

  • Share

TIRANE-Drejtoria e Tatimeve njofton se janë marrë masa për 397 subjekte, të cilat nga kontrolli kanë rezultuar me shkelje për; mos lëshim të kuponit tatimor, mallra pa faturë, punonjës të padeklaruar, etj. Bizneset e bllokuara dhe të gjobitura janë në zonat turistike të qarkut Durrës dhe Korçë, përkatësisht nga Gjiri i Lalzit në Spille dhe nga Pogradeci, në Dardhë e Voskopojë.

Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Qendror,  po ushtron kontrolle të detajuara ndaj subjekteve, që kanë veprimtari ekonomike në zonat turistike të qarkut Durrës dhe Korçë, përkatësisht nga Gjiri i Lalzit në Spille dhe nga Pogradeci, në Dardhë e Voskopojë.

Duke filluar nga data 22 qershor, strukturat e specializuara hetimore të kësaj drejtorie kanë verifikuar në total 680 subjekte. Nga këto, për 397 subjekte janë marrë masa me një vlerë prej rreth 12.6 milionë lekësh.

Më konkretisht: “për moslëshim kuponi hera parë” janë konstatuar 101 shkelje; për “moslëshim kuponi hera dytë”, janë konstatuar 5 shkelje, për të cilët është marrë edhe masa e bllokimit 30 ditë; për “punonjës të padeklaruar” janë konstatuar  59 shkelje;

për “mall pa faturë tatimore” (rivlerësim dhe ndryshim përgjegjësie) janë konstatuar 87 shkelje, ndërsa 33 subjekte kanë rezultuar të paregjistruara në organet tatimore.

Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Qendror, ju bën thirrje tatimpaguesve, të ushtrojnë aktivitet ekonomik konform ligjit, për të siguruar më tej mbarëvajtjen e sezonit turistik.

 Njoftimi i plotë i Drejtorisë së Tatimeve

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?