Sociale

Sezoni turistik/ Veliaj: Do shtohet volumi i pastrimit të Tiranës, udhëzoni turistët të mos lënë qeset me plehrat tek dera

22 Qershor 2024, 13:23| Përditesimi: 22 Qershor 2024, 13:32

  • Share

Tirane- Një aksion vullnetar për pastrimin e Tiranës është ndërmarrë sot. Kryebashkiaku Erion Veliaj I është bashkuar një grupi nxënësish vullnetarë të shkollave “Ismail Qemali”, “Sami Frashëri” dhe “Eqerem Çabej”

Veliaj kërkon nxitjen e sensibilizimit të një ambienti të pastër edhe mes qytetarëve,  krahas punës së përditshme që bëjnë ndërmarrjet e pastrimit

“ Në korrik-gusht fillojnë pushimet, çka do të thotë se shtohet volume i mbetjeve në Tiranë sepse do të shtohen turistët. Nëse shifrat vazhdojnë si ato të fillim vitit dhe ne shkojmë në 14-15 milionë turistë, do të thotë se mesatarisht në Tiranë do të kemi çdo muaj nga 1 milionë qytetarë shtesë, veç rezidentëve. Pra, edhe volumi i pastrimit do të shtohet, por do të na duhet të shtohet edhe volumi i kulturës dhe i pastërtisë që mban secili për vete”, tha Veliaj.

Kryetari I bashkisë vuri në dukje dhe një fenomen që po ndodh me turistët që bujtin në Tiranë me Airbnb

“Ka shumë turistë që vijnë nga vende të tjera, të cilat nuk e praktikojnë hedhjen e mbetjeve në kosh, por i lënë me qese të zeza te dera. Këto qese rrinë në tokë për orë të tëra dhe bëhen problematike për kafshët e rrugëve. Për këtë arsye u kërkoj qytetarëve të Tiranës që, nëse dikush ka ardhur për të bujtur me Airbnb në banesën e tyre, t’i njoftojnë se ne i çojmë qeset te koshi” tha Veliaj

S.G/A.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lili: 22/06/2024 16:16

    Se te prishin punt qent ty se mos shumohen ? Ti lyj me puder ate ftyre te nxire qe ke nga korripsjoni

    Përgjigju
  • iliri: 22/06/2024 15:54

    QE TE PASTROHET TIRANA DUHET TE BEHET URGJENT INCENERATORI I TIRANES...NUK ZGJIDHET PASTRIMI VETEM ME GROPOSJE TE PLEHRAVE,,,LANDFILL...ajo sjell shume probleme si ndotja e ujrave nentokesore...

    Përgjigju
  • Xheli: 22/06/2024 15:11

    Me Juli dhamene e keni zgjidhur kete pune per pastertine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?