Fluksi i pasagjerëve në portin e Durrësit vazhdon edhe gjatë paradites së sotme, ku deri tani kanë mbërritur 2 tragete nga porti i Barit.
Sipas informacioneve nga Report Tv, mësohet se tragetet që kanë mbërritur kanë transportuan 3109 pasagjerë dhe 805 automjete.
Gjatë ditës priten të mbërrijnë edhe 3 tragete të tjerë, përkatësisht 2 prej tyre nga Bari dhe një nga Ankona, të cilët pritet të sjellin 4600 pasagjerë dhe 1200 automjete.
Tragetet edhe sot vazhdojnë në dopio corso apo lundrim të dyfishtë, ndërsa 27 sportele në funksion të tyre.
Ndërkohë, fluks ka pasur edhe në pikën kufitare të Kapshticës në Korçë, ku në datën 20 korrik, në këtë pikë kufitare kanë hyrë në Shqipëri 4242 shtetas dhe kanë dalë 2250 shtetas, ndërsa në atë të Qafë Thanës në hyrje janë regjistruar 5632 shtetas dhe në dalje 6000 shtetas.