Afrimi i sezonit veror turistik ka sjellë edhe masat nga Ministria e Shëndetësisë për të mbrojtur shëndetin e pushuesve.
Të paktën 227 vende pune janë hapur për mjekë dhe infermierë në këtë sezon të 2025-ës, në 36 qendra shëndetësore bregdetare.
Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në llogarinë e tij personale, në rrjetin social Facebook, ditën e sotme (26 maj).
Ai thekson angazhimin e qeverisë për “një sezon të sigurt dhe të shëndetshëm”, teksa qendrat do të jenë në gatishmëri 24 orëshe, për “t’ju garantuar kujdes shëndetësor mijëra pushuesve vendas dhe të huaj”.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:
“Sezoni veror po afron dhe bashkë me të, edhe angazhimi ynë për një sezon të sigurt dhe të shëndetshëm. 227 vende pune janë hapur për mjekë dhe infermierë që do t’i bashkohen Qendrave Shëndetësore Verore në të gjithë vendi. Si çdo vit, këto qendra do të jenë në gatishmëri 24/7, për të garantuar kujdes shëndetësor për mijëra pushues vendas e të huaj”.
Postimi i kryeministrit Edi Rama, në Facebook
Komente
