Sezoni veror dhe rreziku i përhapjes së infeksioneve nga mushkonjat, mjeku Kalo: Duhet dezinfektim

12 Korrik 2022, 12:22| Përditesimi: 12 Korrik 2022, 22:20

  • Share

Shqetësimi kryesor gjatë sezonit të verës, i cili meriton dhe vëmendjen e duhur është ‘pickimi nga mushkonjat’, kjo thënë nga mjekët të cilët flasin rreth rrezikut të për përhapjen e sëmundjeve infektuese prej tyre.

Mjeku Tritan Kalo nëpërmjet një postimi në Facebook thotë se pickimet e mushkonjave përveçse irritimeve lokale që mundet të mbi-infektohen apo dhe të qelbëzohen, ato mund të përhapin infeksione të sistemit nervor qendror, apo ethen, malarien, etj.

“Mushkonjat, të cilat tashmë janë të mirëinstaluara në hapësirat tona, përpos irritimeve lokale të cilat edhe mundet të mbi-infektohen e të qelbëzohen, ato përhapin infeksione të sistemit nervor qendror, apo ethen, malarien, etj”, shkruan mjeku në Facebook.

Për mjekun, përderisa fqinjët tanë, si Greqia apo Italia, të cila kanë raportuar raste të sëmundjeve të tilla nuk e përjashton vendin tonë nga një rrezik i tillë, kjo nisur dhe nga rastet që janë paraqitur në QSUT për mjekim.

 “Përderisa sëmundje të tilla i raportojnë fqinjët tanë jugorë, grekët dhe ata veriorë të përtej Adriatikut, Italianët, ne nuk jemi të përjashtuar prej tyre”, shkruan mjeku Kalo.

Mjeku Tritan Kalo shprehet se duhet filluar dezinsektimi. 

“Një RIKUJTESË dobiprurëse për Shëndetin Publik….DITËN, mbrëmjen dhe natën, ka javë që na e “shqetësojnë” disa miq të padëshirueshëm dhe sëmundjepërhapëse sikundër janë mushkonjat, në mes të cilave edhe ato të llojeve Anopheles apo Tigër, që tashmë janë të mirëinstaluara në hapsirat tona….Përpos irritimeve lokale të cilat edhe mundet të mbiinfektohen e të qelbëzohen, ato përhapin infeksione të Sistemit nervor qëndror, Tsutsugamushin apo Ethen me dhimbje poliartralgjike, Malarien, etj.…Përderisa sëmundje të tilla i raportojnë fqinjët tanë jugorë, Grekët dhe ata veriorë të përtej Adriatikut, Italianët, NE nuk jemi të përjashtuar prej tyre….Për ilustrim po ndaj me ju disa foto personale të bëra gjatë ditës së djeshme në QSUNT….Jemi vonë për të filluar DEZINSEKTIMIN, por së paku më mirë vonë se kurrë…. Together forever!!!”, postimi i plot i mjekut Kalo në Facebook.

 

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 12/07/2022 12:39

    Cfare dezinfektimi mo doktor?! keta nuk kane dezinfektuar rruget ne liqenin e Tiranes jo me te shkojne deri ne plazhe. Te dalesh nga liqeni i bie te marresh ilac mizash me vete se jane mushkonjat tufa tufa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?