Sezoni veror/ Eksperti Vathi: Nuk numërohen turistët në çadrat e plazhit, jemi më mirë se vjet! Maçi: Numrat mos të përdoren për propagandë

19 Korrik, 14:49| Përditesimi: 19 Korrik, 16:10

  • Share

Kreu u Tur-operatorëve Besnik Vathi thotë se në raport me vitin e kaluar për sa i përket numrit të turistëve jemi më mirë. I ftuar në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv Vathi tha se turistët nuk mund të numërohet në çadrat e plazhit. Kjo sipas ekspertit të turizmit nuk është njësi matëse, por nëse do të ankoheshin hotelet atëherë do të duhej të shqetësoheshim.

'Problemi qëndron te shifrat nëse ne raportojmë të gjitha hyrjet në kufi si turistë, natyrshëm që rriten pritshmëritë dhe mendohet se plazhet ishin të mbipopulluara dhe do të bëhej nami. Shifrat kanë të bëjnë me raportin turist dhe vizitor. Nëse ne gjykojmë që për 2024 do të shkojë 14 mln rritjen më të madhe do ta kenë vizitorët transit. Turistët nga Kosova në numër do të jenë shumë më shumë sesa viti i kaluar, jo se do të vizitojnë Shqipërinë por do të udhëtojnë në Europë më shumë se vitin e kaluar. Në raport më vitin e kaluar jemi më mirë. Nëse numri i turistëve vjet ishte 5 milionë, mund të shkojë 6 milionë, por kjo s’do të thotë se është 14 milionë. I numërojnë turistët në çadra të plazhit, hera e parë që dëgjoj që matet turizmi se sa çadra janë plot e sa bosh, turistët nuk kanë ardhur për tu shtrirë në diell, vijën dhe për plas dhe për të vizituar Shqipërinë,. nëse do të kishte ankesa nga hotelet, duhet të shqetësoheshim, por nuk ka.’- tha Vathi.

Nga ana tjetër eksperti Ferjolt Ozuni, tha për gazetaren Rovena Neziri, tha se mund të ketë rënie të numrit të turistëve në zonat bregdetare por shihet një shtim i turistëve në qytete.

'Që të flasim për shifra jemi ende herët. Sezoni turistik veror fluksin e ka pas javës së dytë të korrikut. Sa i përket perceptimit për plazhe ka më pak turistë se ka pasur vjet, ka më pak pushues se ka pasur vjet. Ka një rritje të turistëve nëpër qytete turistike. Sa i përket shifrave që qarkullojnë lart e poshtë duhen analizuar me detaje. Vetëm për të marrë një shembull konkret muajve të kaluar, ku institucionet shtetërore raportua për 1 mln shtetas të huaj, këtu arrijmë të bëjmë dallimin mes udhëtareve, vizitorëve dhe turistëve. Shqipëria ka kohë që nuk zgjidhet vetëm për plazhet. Sivjet kemi një dallim të madh numri i vizitorëve turistëve është më i madh në sezonin veror. Nga numri i çadrave që është vendosur investimet që janë bërë nga privati është përllogaritur me atë 14 mln që është trumpetuar me të madhe. Ne nuk po mbushim hotelet do të mbushim çadrat. Perceptimi që të japin shezlonet bosh ka më pak njerëz. Por qytetet janë të mbushura me turistë. Numrat në plazhe them janë njëlloj, në qytete janë në rritje. Është një fluks që po luhet me denigrimin e turizmit bregdetar. Në rrjetet sociale shihet më shumë.’- tha Ozuni.

Leonard Maçi, po ekspert në fushën e turizmit tha se numrat e turistëve nuk duhët të përdoren për propagandë. Sipas Maçit, turizmi bëhet në terren dhe jo në zyra.

‘Numrat e turizmit nuk duhet të përdoren për propagandë. Turizmi bëhet në terren dhe jo në zyra apo që merren nga statistikat, matshmëria është shumë e thjeshtë dhe të ardhurat nga turizmi maten. Ne nuk jemi gati pasi nuk ka politika të qëndrueshme që të mbështesin turizmit. Shifrat kanë qenë të fryra për propagandë. Nëse nuk do të ecim paralelisht me përmirësimin e  infrastrukturës e kemi të kotë që të mburremi.’- tha Maçi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?