Sezoni veror e gjen pa punëtorë sektorin e hoteleri-turizmit në Pogradec dhe Korçë. Të rinjtë i drejtohen bregdetit të jugut për shkak të pagave disa hërë më të larta se në juglindje. Po kështu nuk ka interes as nga punëtorët e huaj.
“Pagat e Korçës krahasuar me Tiranën dhe qytetet bregdetare janë më të ulta”, tha Eriketa Koçollari operatore turistike, duke shtuar se “shkak është dhe emigracioni tejet i theksuar në juglindje”.
Vakanca përllogaritet në 40% ose thënë ndryshe rreth 5000 vende të lira pune në të gjithë sektorët e biznesit të vogël dhe të mesëm. Pozicionet e kërkuara janë recepsionist, punonjës pastrimi, masazhator, kuzhinier, ndihmës kuzhinier, picajol, hostel, kamarier, banakier.
“Një biznes në Pogradec e Korçë nuk mund ta paguajë një kamerier 600 euro në muaj sepse tek ne hotelet e restorantet kanë klientelë vetëm në fundjavë dhe norma e fitimit është më e ulët se në qytetet e tjera turistike”, tha Bujar Muço Drejtues i Shoqatës së Biznesit të Ulët e të Mesëm.
Ndryshe nga shoqata e biznesit, Agjencia Kombëtare të Punësimit bën të ditur se janë të afishuara 199 vende të lira pune, ç’ka do të thotë se sipërmarrësit nuk kërkojnë ndërmjetësimin e agjencisë për gjetjen e punëtorëve. Sa i përket të huajve, për vitin 2025 janë miratuar 8 Leje Punësimi në qarkun e Korçës.
Komente

Bujar Muço thote nuk munden ti paguajne 600 euro??po punen e duan njesoj?? Atehere si do i behet?? Te vijne per bamiresi sepse punon vetem per fundjave?? Nuk ka rruge tjeter,o genjeni dhe sgjidhja eshte,paguani me mire qe te keni cilesi,ne te kundert,nuk ju del fitimi?? Atehere mbylleni,nuk egziston nje bisnes pa fitim,nuk mund te mbijetoni duke kerkuar skllever,puna e mire duhet paguar, dhe bisnesi duhet ti pershtatet klienteve qe ke,nuk ka rruge tjeter,o paguan,o punon vete o e mbyll.
Përgjigju