Sezoni veror shton pasagjerët nga aeroporti i Kukësit! Në 3 muaj kanë hyrë 9100 shtetas, kanë dalë rreth 6 mijë

24 Korrik 2022, 16:46| Përditesimi: 24 Korrik 2022, 17:04

  • Share

Çmimet ekonomike, procedurat e shpejta dhe qetësia e aeroportit Zayed në Kukës, ka bërë që shumë shtetas të huaj dhe emigrantë të zgjedhin këtë portë për të hyrë në Shqipëri.

“Përdor shpesh këtë aeroport. Është shumë i mirë. Ia vlen, ka qetësi.

Kemi ardhur nga Austria. Aeroporti është shumë mirë”, thanë turistët.

Sezoni i verës ka shtuar fluksin e emigrantëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit, që shfrytëzojnë këtë trafik ajror për të kaluar pushimet në vendet e tyre. Ata shprehen se çmimet janë më të favorshme se në aeroportin e Prishtinës dhe Shkupit.

"Unë vij nga Komuna e Dragashit të Kosovës. Po pres të vij kunati nga Vjena e Austrisë. Aeroporti i Kukësit është shumë i mirë, e kemi shumë afër. Është më i lirë dhe më shpejt se aeroporti i Prishtinës apo Shkupit. Pjesa më e madhe e diasporës tonë kanë zgjedhur këtë vit të udhëtojnë nga ky aeroport", shprehet një shtetas kosovarë.

Nga muaji maj deri tani nga aeroporti ‘Zayed Flatrat e Veriut’ kanë hyrë rreth 9100 shtetas, dhe kanë dalë rreth 6 mijë pasagjer. Ky aeroport, operon me 12 fluturime në javë për destinacionet si Vjena, Bazel, Karlsruhe, Memmingen dhe Zyrih.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kiki: 24/07/2022 17:44

    Te shohim ne dimer sa pushues do kete, po do e mbylli fare ceti se sesht budall me harxhu leke kur i ka te sy aeroportet vet. Ani shqipe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?