Sezonin e ardhshëm debuton në Formula 1, djali i Michael Schumacher feston duke u shpallur kampion në Formula 2

6 Dhjetor 2020, 16:29| Përditesimi: 6 Dhjetor 2020, 17:52

  • Share

Djali i legjendës Majkell Schumacher, Mick Schumacher, është shpallur kampion bote në Formula 2 ditën e sotme. 21-vjeçari u rendit i 18 në Çmimin e Madh të Sakhir Sprint, por ia doli të fitonte titullin edhe për shkak se Callum Llot u rendit i treti, duke mos marrë pikët e mjaftueshme.

Mick e nisi shumë keq garën pasi pati një bllokim gomash, por deri në fund arriti të rikuperonte vendin e 18 e për rrjedhojë u shpall kampion. Në përfundim të garës kampioni i ri u shpreh: “Do të tingëllonte ose do të ndihesha më mirë nëse gara do të kishte qenë ndryshe dhe s’do kisha përfunduar në vendin e 18. Megjithatë bëmë aq sa mundëm.

Të them të drejtën tani jam paksa i ngarkuar. Ende nuk e kuptoj apo ndihem kampion."

Kjo ishte mënyra më e mirë se si Mick mund ta mbyllte Formula 2, pasi sezonin e ardhshëm do të debutojë në Formula 1 me skuderinë Hass. Para se të firmoste kontratën ai ishte pjesë e akademisë Ferrari, me të cilën babai i tij Michale fitoi 5 tituj kampion bote. Në një intervistë të mëparshme Mick ka thënë se babi është idhulli i tij brenda dhe jashtë sportit.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?