Luis Enrique, trajneri i PSG-së

Sport

Sfida e kthimit në Angli, Luis Enrique para Champions: Jemi gati të vuajmë për fitoren

15 Prill, 14:48| Përditesimi: 15 Prill, 14:50

  • Share

BIRMINGHAM - Aston Villa dhe PSG përballen sot në orën 21:00 për sfidën çerekfinale të kthimit në Champions League. Dueli i parë në Paris foli 3-1 për PSG-në, teksa Luis Enrique kërkon nga të tijtë që të sakrifikojnë duke mbajtur epërsinë për gjysmëfinalen.

“Ne duam të përpiqemi të zgjidhim problemet që do të na paraqesë Aston Villa. Qëllimi ynë është të fitojmë. Për ne, ardhja në një stadium si ‘Villa Park’ do të thotë gjithmonë të jesh konkurrues. Na pëlqen të luajmë si në shtëpi ashtu edhe jashtë. Nuk është problem por motivim”, tregoi Enrique.

Spanjolli thotë se ekipi i tij duket të fokusohet te objektivat dhe mos e ketë mendjen te ndeshja e parë.

“Duhet të qëndrojmë të fokusuar në objektivat tona. Nëse jemi gati të vuajmë, do të jemi gati për të fituar. Po përgatitemi për të gjitha opsionet. Është një kompeticion shumë emocionues. Bëhet fjalë për të parë se çfarë lloj paraqitjeje mund të bëjmë në fushë për të marrë fitoren.

Favoritë kundër Aston Villas? Njerëzit thanë se nuk kishim asnjë shans kundër Liverpoolit, kështu që në kokën time nuk ka asnjë favorit”, tregoi ai.

Enrique është ndalur më pas tek karakteristikat e skuadrës angleze, e drejtuar nga Unai Emery, specialist në garat evropiane.

“Forca e tyre është shkathtësia, kështu që është e vështirë të dihet se si do të luajnë. Ata mund të luajnë me një bllok të ulët dhe të dalin me topin shkëlqyeshëm. Forca e tyre më e madhe është mënyra se si ata sulmojnë nga prapa dhe arrijnë shpejt në vijën e dytë të sulmit”, tha mes të tjerash Enrique.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?