Kanë dalë në shitje biletat e kombëtares për ndeshjen e dytë në grupin e Ligës së Kombeve që do luhet kundër Ukrainës në Çeki. Për shkak të luftës, sfida e 7 shtatorit në transfertë do luhet në Pragë dhe konkretisht në stadiumin ‘Epet Arena’, ndërsa çmimi i biletës në tribunën e miqve është 1.200 lekë.
Tre ditë më pas, më 10 shtator, kombëtarja do luajë ndeshjen e dytë në grupin e Ligës së Kombeve kundër Gjeorgjisë, por këtë herë në Tiranë dhe në stadiumin ‘Air Albania’. Biletat për këtë ndeshje kanë dalë me kohë në treg, teksa varojnë nga 1 mijë lekë në tribunat këndore deri në 20 mijë lekë në tribunën VIP.