Nita dhe Dea, banore të Big Brother Vip

VIP & Spektakël

'Sfida e rezistencës' në Big Brother Vip, Nita dhe Dea dorëzohen pas 14 orësh, paratë e fituara i dhurojnë për fëmijët me autizëm në Kosovë

4 Shkurt 2023, 13:36| Përditesimi: 4 Shkurt 2023, 13:40

  • Share

Sfida e rezistencës” ishte loja e radhës e caktuar nga “Vëllai i Madh” për banorët e Big Brother VIP Albania. Në përfundim, Nita dhe Dea qëndruan 14 orë e 52 minuta dhe vendosën që paratë e fituara t’i dhurojnë për fëmijët me autizëm në Kosovë.

Në oborrin e shtëpisë u vendos një strukturë, në të cilën ndodheshin 13 llamba dhe 13 butona për secilin banorë. Në momentin që butoni shtypej, ai bëhet i kuq dhe kur lëshohej kthehet në gjendjen fillestare, në ngjyrë të gjelbër që do të thotë se ata që e lëshonin s’kualifikoheshin nga loja. Personi i cili reziston më gjatë duke mbajtur butonin shtypur, do të fitonte 2 mijë e 500 euro.

Theksojmë që në lojë ishin të përfshirë të gjithë banorët, dy të tjerë që rezistuan gjatë ishin edhe Efi dhe Armaldo me nga 12 orë.

 

F.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?