Festa e Teutës pas fitores

Sport

Historike/ Futet për herë të parë sistemi VAR në Shqipëri! Teuta fiton Superkupën kundër Vllaznisë! Përplasje mes tifozerive pas takimit

28 Gusht 2021, 20:57| Përditesimi: 28 Gusht 2021, 21:52

  • Share

ELBASAN- Sfida e parë në histori me sistemin VAR në Shqipëri është fituar nga Teuta. Kampionia e Shqipërisë ka mposhtur me rezultatin 3-0 Vllazninë për Superkupën e Shqipërisë.

Në 'Elbasan Arena' golat u shënuan në pjesën e dytë nga Aleksi fillimisht dhe më pas Gruda e Plaku.

Për Teutën kjo ishte Superkupa e dytë radhazi, ndërsa Vllaznia humbi mundësinë për ta fituar për herë të tretë në histori.

Ora 21:39
Teuta mundi Vllazninë dhe fitoi Superkupën, përplasje mes 2 tifozerive pas ndeshjes, ndërhyn Policia

Ndeshja historike mes Teutës dhe Vllaznisë nuk ka përfunduar mirë. Dy tifozeritë janë përplasur me njëra-tjetrën, teksa nuk dihen detaje të tjera. Policia ka ndërhyrë për të shuar sherrin. 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • nasto: 29/08/2021 06:01

    skemi futboll si ekipe kooperative

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?