UEFA ka përcaktuar një katërshe arbitrash nga Portugalia për ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve kundër Izrealit që luhet më 10 qershor në ‘Air Albania’.
Tiago Martins do të jetë arbitër kryesor në duelin e Kombëtares, teksa asistentët e tij do të jenë Luis Kampos, Rui Teikseira dhe Andre Narçiso.
Kryesori Martins prej 2015-ës është pjesë e FIFA-s, ndërsa shihet si një nga gjyqtarët më të mirë në kampionatin portugez të futbollit, teksa më parë ai ka gjykuar edhe ndeshje në Europa League.
Në ndeshjen e parë kundër Islandës arbitrat ishin nga Anglia me kryesore Craig Paëson.