Viti që lamë pas për shkencëtarët e klimës është një kambanë alarmi se duhet të merren masa të menjëhershme kundër ngrohjes globale.
Disa prej fatkeqësive natyrore nëpër botë i morën jetën mijëra njerëzve dhe kushtuan qindra miliarda dollar.
Ndërsa në Shtetet e Bashkuara po tërhiqet një nga stuhitë më të egra të dimrit, që la pas rreth 60 të vdekur dhe miliona dollarë dëme, vlen të sjellim në vëmendje të nxehtin përvëlues që kaploi Evropën gjatë verës.
Sikundër në Amerikë humbën jetën për shkak të temperaturave -45 gradë gjatë dimrit, gjatë verës kishte shumë qytetarë që humbën jetën në Evropë se temperaturat kapën pikun, mbi 42 gradë.
Po në kontinentin amerikan, më herët, në shtator, Uragani Ian goditi Floridan duke sjellë dëme masive dhe mbi 148 të vdekur.
Afrika Lindore u përfshi këtë vit nga një thatësirë masive që vuri në rrezik urie miliona njerëz.
Ndërkohë që njëra pjesë e Afrikës vuante nga thatësira, në Afrikën Perëndimore u shfaqën disa nga përmbytjet më të mëdha ndonjëherë. Përmbytjet në Nigeri dhe Niger janë ndër më vdekjeprurësit në historinë e vendeve.
Shkencëtarët bëjnë thirrje që të merren masa, pasi dëmet në ekonomi për shkak të stuhive, përmbytjeve, thatësirave apo valëve të të nxehta apo acarit do të shpeshtohen kudo në botë.