Sport

Sfida me Spanjën dhe Estoninë, flasin Doka dhe Selmani: Nuk kemi frikë, duam pikët

8 Tetor 2018, 12:30| Përditesimi: 8 Tetor 2018, 15:14

  • Share

Në vigjilje të dy sfidave të fundit të Kombëtares U-21 kundër Spanjës dhe Estonisë, të vlefshme për eliminatoret e Europianit, kanë folur futbollistët Gentian Selmani dhe Albi Doka.

Fillimisht mbrojtësi që aktivizohet me Tiranën në Superligë, Albi Doka, u shpreh:

Përballë në këto dy ndeshje të fundit kemi Spanjën dhe Estoninë. Nisim me një kundërshtar shumë të fortë, por futemi në fushë pa frikë. Tashmë potencialet e një skuadre si Spanja njihen, por ne do të bëjmë më të mirën tone, duke dhënë më shumë se maksimumin në fushë. 

Kërkojmë që të bëjmë një mbyllje sa më pozitive të kompeticionin në këto eleminatore. Mendoj se kemi bërë ndeshje të mira dhe mbase me pak kujdes mund të kishim më shumë pikë tani, por jemi ndëshkuar nga gabimet tona. Sidoqoftë kemi bërë lojën tonë dhe kemi pasur shanset tona. Edhe me Spanjën e Estoninë do të japim më të mirën tonë.

Albi Doka, mbrojtës

Ndërkohë portieri Gentian Selmani, pjesë e Laçit në Superligë deklaroi:

Edhe pse jemi jashtë objektivit për kualifikim tashmë, vlerësojmë maksimalisht këto dy ndeshje. Jemi një skuadër që gjatë ndeshjeve në grup kemi dhuruar emocione, por në momente të ndryshme na ka munguar edhe përqëndrimi deri në fund të ndeshjes për të arritur në rezultatin pozitiv. Spanja është shumë e fortë, por ne do të futemi në fushë pa këtë ndrojë, por duke dhënë 200 për qind të mundësive tona, pse jo për të arritur edhe një rezultat pozitiv.

Gentian Selmani, portier

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?