Kronikë

Sfida në Tik-Tok i mori jetën 10-vjeçarit, psikologu Dragoti: Prindërit t'i kenë nën kontroll, duhet të jenë në kontakt të vazhdueshëm me fëmijët

7 Maj 2021, 11:30| Përditesimi: 7 Maj 2021, 12:06

  • Share

 

Ndarja tragjike nga jeta e 10-vjeçarit Nasir Ymerit, i cili humbi jetën aksidentalisht teksa po bënte një video në rrjetin social 'Tik Tok', ka ngritur shqetësimin e përdorimit pa kontroll të rrjeteve sociale.

Psikologu Edmond Dragoti thotë në një intervistë për Report Tv, se është problemet në moshën e hyrjes në adoleshencë janë të vazhdueshme dhe se fëmijët përpiqen që të ndjekin tendencat e moshës. Por sipas Dragotit janë prindërit, që duhet të jenë shumë të kujdessshëm për fëmijët në këtë moshë delikate.

'Me aq sa u informova paraprakisht, është fjala për një fëmijë shumë aktiv dhe i suksesshëm në mësime, por veç të tjerash dhe shumë i përfshirë në rrjetet sociale. Probleme në këtë moshë në moshën e hyrjes në adoleshencë janë një problem i vazhdueshëm. Bashkëmoshatarët përpiqen që të ndjekin tendencat e moshës është një moshë shumë delikate dhe prindërit duhet të jenë të kujdesshme por prindërit i lënë jashtë kontrollit. Është një moshë ku ato duan të krijojnë personalitetin.  

Prindërit dhe familja jo vetëm mundet, por e ka për detyrë që të jetë në kontakt të vazhdueshëm më fëmijët të njohë interesat dhe dëshirat e tyre, duke i monitoruar duke e pasur në kontroll situatës. Kuptohet në disa raste prindërit nuk e kanë nivelin e duhur arsimor për të kuptuar, por duhet t'u qëndrojn sa më pranë fëmijëve të tyre.'- tha Dragoti.


Lajmi kryesor:

Shkodër/ Nasirin 10 vjeç ‘e vrau’ Tik-Tok! Mësuesja: Ishte lider në klasë, jemi të tronditur! Punonjësja sociale: Prindërit të tregohen të kujdesshëm


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?