Flamurtari në basketboll për vajza ka marrë një fitore vendimtare përballë Tiranës në kampionat, duke konsoliduar vendin e parë. Në pallatin e sportit në Vlorë u zhvilluan 4 pjesë spektakolare dhe jo më kot rezultati në fund ishte 61 me 58. Dy skuadrat historikisht rivale i ndanë vetëm 3 pikë epërsi që Flamutari i mori në fund.
“Sot duhet e para të falenderoj të gjithë ata që erdhen të mbështesin Flamurtarin. Ishte vërtet një suport i jashtëzakonshëm. Kjo ndeshje na çoi përfundimisht në vendin e parë dhe pas kësaj ‘play-offin’ e kemi të sigurtë 3 ndeshje në Vlorë dhe dy në Tiranë,”-u shpreh Elona Hasanaj, trajnere e Flamurtarit.
Mirëpo te vajzat e Tiranës kishte pretendime, pasi trajnerja akuzoi se arbitrat i kanë dëmtuar gjatë gjithë sezonit.
“Ne zakonisht nuk luajmë 5-5, por 5 me disa të tjerë nga mbrapa. Analiza jonë fillon duke thënë se do luajmë 5-7 prandaj vazhdojmë punën gjithmonë. Zakonisht kemi dalë të humbur sepse ato 7 janë më të fortë se 5 tanë,”-Mirza Alibegaj, trajnere e Tiranës.
Në 10 sfidat e kampionatit Flamurtari ka fituar gjithmonë, duke e udhëhequr atë me 20 pikë.