Stadiumi 'Air Albania'

Sfidat europiane të Tiranës dhe Partizanit do të mbahen në stadiumin 'Air Albania'

11 Korrik 2022, 17:10| Përditesimi: 11 Korrik 2022, 17:14

  • Share

Dy sfidat kualifikuese të klubeve shqiptare që garojnë në kompeticionet europiane, Tirana dhe Partizani do të priten zyrtarisht në stadiumin 'Air Albania'.

Ditën e nesërme, më 12 korrik ekipi i Tiranës do të zhvillojë ndeshjen e kthimit ndaj Dudelanzhit, e vlefshme për turin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ndërsa edhe Partizani do të luajë dy ditë më pas sfidën e kthimit ndaj Saburtalo, e vlefshme për turin e parë të Europa Conference League.

Tirana u mund në sfidën e parë në transfertë me shifrat 0-1, teksa Partizani ia doli të merrte një rezultat pozitiv në transfertën gjeorgjiane. Për t’u kualifikuar në turin e dytë të Champions League, Tirana duhet të fitojë me avantazhin e dy golave, pasi vetëm me një ndeshja do shkonte në shtesë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?