Befasi dhe risi në Kombëtare, Reja: Kam pengje për listën, me Andorën duhet fitore me patjetër

21 Mars 2021, 10:09| Përditesimi: 21 Mars 2021, 13:00

  • Share

Trajneri Edy Reja ka bërë sot publike listën me futbollistët e Kombëtares për tre ndeshjet e para kualifikuese të Botërorit, që luhen kundër Andorës në transfertë, Anglisë në Air Albania dhe San Marinos po në transfertë. Për herë të parë janë grumbulluar me kuqezinjtë mesfushori i Empolit Nedim bajrami, për të cilin pritet shumë, si dhe Mario Mitaj që luan me AEK-un e Athinës. Bie në sy rikthimi i Ajetit pas një kohe shumë të gjatë, ndërsa trajneri ka vendosur të lërë jashtë emra si Armando Sadiku dhe Bekim Balaj.

‘Ka disa risi në kombëtare përshembull si Nedim Bajrami që po bën mjaft mirë te Empoli. Po ashtu Mario Mitaj, një djal i ri që po spikat në Greqi. Peng e kam që nuk mund t’i grumbullojë të gjithë pasi në listën e madhe janë 38 lojtarë. Bekim Balaj është një nga ata të cilët duhet të ishte, por për këto ndeshje doja të provoja lojtarë të tjerë. Më në fund shansin për të luajtur do ta ketë edhe Kamberi,’-tha Reja.

Ndeshja e parë e Kombëtares për kualifikueset e Botërorit është kundër Andorës.

“Me Andorrën kemi pasur një eksperiencë të keqe, e cila nuk duhet ne asnjë mënyrë të përsëritet. Për ne kjo është ndoshta ndeshja më e rëndësishme në këtë moment dhe më pas do të mendojmë për të tjerët. Duhet të mendojmë për këtë ndeshje, kemi pasur precedentë negativë, por nuk duhet të ndodhë në asnjë mënyrë, mbi të gjitha për një skuadër kombëtare si e jona nuk duhet t’i lejojë vetes në asnjë moment një rënie përqendrimi,’-deklaroi Reja.

Trajneri Reja komentoi edhe kërkesën e FSHF-së për tifozë në stadium në ndeshjen kundër Anglisë, që u refuzua nga ministria e shëndetësisë.

'Jam pro kësaj kërkese. Për më tepër me 30% të kapacitetit te stadiumit është e mundur të ruhet dhe distanca fizike e nevojshme dhe nuk do të kishte rreziqe. E imagjinoni nëse do të kishte disa tifozë në një ndeshje me Anglinë dhe kënaqësinë e madhe që do të kishin futbollistët, që më fund do të shohin pak spektatorë në tribuna, të cilët do të kritikonin, do t’i motivonin, për të marrë pjesë në ndeshje, sepse futbolli pa publik nuk mund të ekzistojë,'-tha ai.

Kombëtarja shqiptare do të nisë nga sot grumbullimin në Barcelona të Spanjës, ndërsa të premten vjen në atdhe.

Lista e lojtarëve të grumbulluar

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?